Lajme

Kundërshtoi policinë, i riu: Prindërit po i nxjerrin me zor nga banesa, si kriminela

I riu i cili kundërshtoi policinë pasi forcat e IKMT do ti shembin banesën, ka deklaruar se prindërit e tij janë ende në banesë. Valtrin Hoxha, djali i Alti Hoxhës, tha se  prindërit e tyre kanë 30 vite që e kanë ndërtuar atë shtëpi. Ai u shpreh se Forcat Speciale në vend që të kapin kriminelët, nxjerrin nga shtëpia prindërit e tij, ndërsa u shpreh se nuk kanë firmosur kontratë me bashkinë.

Lexo më shumë  Telashe për “One Albania". Aksionet e 4iG bien mbi 30%, nën hijen e Viktor Orban dhe frikës për hetime

‘Ka filluar babi im me dy dhoma të vogla, kur ka ardhur. 30 vjet lodhet për të ndërtuar atë shtëpi. Nuk di se çfarë të them nuk është e drejtë, por prap se u bë. Na thonë zbrit poshtë, nuk ekziston më shtëpia ime. Ka ende familjarë. Babi mami dhe motra ime jetojmë aty. Nuk jemi pa njerëz, kemi ku të shkojmë por kjo nuk do të thotë se duhet të na nxjerrin nga shtëpia. Nuk kemi rënë dakord. Forcat Speciale që duhet të kapin kriminelë po nxjerrin prindërit e mi nga shtëpia.’- u shpreh i riu.

Lexo më shumë  Berisha: Rama fshihet sepse e akuzuan në sallën e gjyqit se ka porositur vrasje

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *