KryesoreLajme

Përplasje para Kryeministrisë, policia rrethon protestuesit

Përplasjet para Kryeministrisë janë rikthyer edhe këtë të martë, ku forcat e policisë kanë ndërhyrë për të shpërndarë qytetarët që ishin mbledhur në bulevardin përpara godinës së qeverisë.

FNSH dhe forcat Shqiponja kanë krijuar një kordon policor, duke i penguar të vijojnë marshimin në drejtim të Kuvendit, që ndodhet përballë Kryeministrisë.

Lexo më shumë  72 orë pa ndihmë: Si po synon BE-ja t’i përgatisë evropianët për raste krizash

Gjatë ndërhyrjes raportohet edhe për përplasje fizike mes efektivëve dhe qytetarëve, të cilët kundërshtojnë largimin nga rruga.

Situata e sotme vjen një ditë pas episodeve të ngjashme, ndërsa protestat kundër qeverisë vijojnë prej 171 ditësh.

YouTube player