KryesoreLajme

Policia rrethon “5 Majin” për shembjen e banesave, banorët kalojnë natën jashtë

YouTube player

Banorët e lagjes “5 Maji” në njesinë numër 4 në Tiranë kanë kaluar natën jashtë banesave  për të mbrojtur shtëpitë e tyre, pasi pritet të ndërhyjnë fadromat e IMT-së, për shembjen e shtëpive të tyre

Gazetarja e Ora News raporton se në orën 06:30 të mëngjesit sot kanë mbërritur edhe forcat e para të policisë që kanë rrethuar zonën.

Lexo më shumë  Demokratët Evropianë: Shqipëria ka nevojë për Evropën, jo për oligarkët

Shembja e banesave të njësisë nr.4 që pritet të ndodhë ditën e sotme ka mbledhur banorët e njësisë numër 4 dhe njësisë numër 8 së bashku.

Banorët shprehen se nuk janë dakord me marrëveshjen e ofruar nga Bashkia për  banesat  që po  shemben në kuadër të projektit të rindërtimit.

Ata thonë se duan një kontratë të detajuar, duke thënë se nuk e duan shtëpinë në formë dhurate.

Lexo më shumë  Pishina, muri dhe fasada e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës pa leje. Sulaj: Jam me certefikatë pronësie!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *