Lajme

IKShP i Kosovës thirrje të mos konsumohet seria e qumështit VITA, ka prani aflatoksine

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u ka bërë thirrje qytetarëve që të ndjekin rekomandimin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë për moskonsumimin e serisë së identifikuar të qumështit VITA.

AUV njoftoi dje (16.11.2026) se analizat laboratorike të kryera në Austri dhe Kosovë kanë konfirmuar praninë e aflatoksinës M1 mbi nivelin maksimal të lejuar në një seri të qumështit “VITA” UHT 3.2% yndyrë, të prodhuar nga kompania “ABRAZEN” SH.P.K. (Qumështorja VITA).

Lexo më shumë  Efektivët shtyjnë qytetarët drejt trotuarit

“Seria e qumështit e përfshirë në tërheqje: Produkti: VITA – Qumësht UHT 3.2% yndyrë. Prodhuesi: ABRAZEN SH.P.K. (Qumështorja VITA) Paketimi: 1 litër. Data e prodhimit: 18.07.2026. Afati i përdorimit: 18.01.2027”- thuhet në njoftim.

IKShPK ka shpjeguar se Aflatoksina M1 është substancë toksike dhe ekspozimi i vazhdueshëm e afatgjatë ndaj saj mund të paraqesë rrezik për shëndetin, veçanërisht për shkak të efekteve të mundshme në mëlçi.

Lexo më shumë  Kënga shoveniste serbe dëgjohet në aktivitetin e Komisionit Evropian në Bruksel, kryenegociatori Bajrami: Presim sqarime

IKShPK thekson se  mbetet e përkushtuar në komunikimin me qytetarët dhe mbrojtjen e shëndetit publik.

Rruga Press

YouTube player