Lajme

Kosovë/Gjoba të rënda për abuzimet me çmimet dhe peshën e mallrave

Kontrolle të shtuara të inspektoriateve në gjithë Kosovën janë shoqëruar edhe me gjoba të majme.

Mbrëmë u mbyllën dy depo ushqimore, kryesisht vaj për gatim të depozituar por të padeklaruar me origjinë financiare.

Sot raportohet se një furrë buke në Gjilan është gjobitur me 1000 eu, për peshën e bukës e cila nuk e plotëson masën e duhur.

“Inspektorati i Tregut mbyll dy depo të operatorëve ekonomikë

Gjatë aksionit të sotëm të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, konkretisht Inspektorati i Tregut në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës, janë mbyllur përkohësisht dy depo të operatorëve ekonomikë (në Fushë Kosovë dhe Graçanicë)” – thuhet në faqen zyrtare të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Ndërkohë, nuk mungoi as reagimi i kryeministrit Kurti, i cili konsideroi se çmimi i vajit është artificial.

Lexo më shumë  Aktivisti nga Lugina, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

“Pas një aksioni të Inspektoratit të Tregut dhe Policisë së Kosovës, Departamentit për hetimin e Krimeve Ekonomike, në dy depo (Fushë Kosovë dhe Graçanicë) është gjetur vaj për të cilin ka munguar dokumentacioni.

3.49 euro për një shishe vaj është rritje artificiale. Nuk e lejojmë zhvatjen. E kemi shtuar kontrollin e mbikëqyrjen dhe do t’i ndëshkojmë ata që manipulojnë e përfitojnë në emër të krizës” – shkruan Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albib Kurti në faqen e tij në Facebook.

Edhe nëpër komuna, raportohet për ndërhyrje të forta të inspektoriateve.

“Gjatë inspektimit në sektorin e bukës, në një furrë në qytet është konstatuar se pesha e bukës nuk përputhej me deklaracionin. Inspektorët kanë ndërmarrë veprimet e duhura ligjore dhe subjektit ekonomik i kanë shqiptuar një gjobë në shumë 1000 euro, pasi nga kanë vërtetuar se buka që shitej për 500 gramë peshonte 70 deri në 80 gramë më pak. Drejtoria e Inspekcionit komunal në Gjilan i siguron qytetarët se ankesat dhe kërkesat e tyre do të shqyrtohen me seriozitet të plotë dhe se nuk do të tolerojë mashtrime në dëm të konsumatorit” – thuhet në njoftimin e Komunës së Gjilanit.

Lexo më shumë  Rastet e dhunës dhe intimidimit nga politika - Gazetarët protestojnë para Kuvendit të Shqipërisë

Kontrollet po zhvillohen me intensitet të lartë për shkak të abuzimeve me çmimet.

Pas këtyre aksioneve, disa markete kanë ulur çmimin e vajit nga 3.5 eu në 1.6 eu.

Ndërkohë reagimi qytetar ndaj këtyre ndërhyrjeve është pozitiv, por ajo që shumë komentues në rrjete sociale kërkojnë është që e njëjta qasje të ndodhë me pikat e karburanteve.

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *