Lajme

Studentët përplasen me policinë gjatë protestës në Korçë

Policia ka penguar protestën e studentëve në Korçë, të cilët po ngrenë zërin kundër rritjes së çmimeve.

Ata kanë bojkotuar mësimin dhe nga Universiteti Fan S. Noli i janë drejtuar Katedrales, me pankarta në duar e thirrje për uljen e çmimeve.

Policia është përpjekur t’i shpërndajë studentët, por ata nuk janë bindur, duke vijuar protestën.

Arsyet e protestës janë rritja e çmimit të naftës dhe rritja e çmimit të biletave të transportit për studentët që udhëtojnë çdo ditë nga zonat përreth në Korçë, për të ndjekur studimet.

Lexo më shumë  Rashiq mohon se komisionerët e partisë së tij në Leposaviq e Zubin-Potok janë tërhequr

Prej dy ditësh po zhvillohen protesta kundër rritjes së çmimeve në Tiranë, Durrës, e Korçë, ku pjesë e kauzës u bënë qytetarë të shumtë. Gjithashtu, në protestë të enjten dolën fermerët e Devollit dhe Myzeqesë.

Protestat do të vijojnë edhe sot, me punonjësit e taksive që kanë lajmëruar protestë përpara kryeministrisë në orën 11, pasi profesioni i tyre preket drejtpërdrejt nga rritja e çmimit të naftës.

Lexo më shumë  Kurti: Serbia shtet mafioz, ku kryemafiozi është presidenti Vuçiq

Çmimi i naftës ka pësuar rritje ditët e fundit, por shqetësuese është edhe rritja e çmimit të produkteve të shportës, që ka krijuar pasiguri të qytetarët.

Qeveria nuk ka paraqitur ende një plan për përballimin e rritjes së çmimeve, veç paralajmërimit për “të kursyer” dhe ultimatumeve ndaj furnizuesve të naftës që të mos rrisin çmimet duke përfituar nga kriza globale në kurriz të qytetarëve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *