Bota

Kamala Harris shkon në Rumani! SHBA përpiqet të sigurojë aletatët kundër Rusisë

Zv.presidentja amerikane, Kamala Harris, është nisur drejt skajit lindor të NATO-s të premten për t’u ndaluar në Rumani.

Rumania duket se është kthyer në një vend me prioritet për SHBA pasi ajo ndodhet në kufi me Ukrainën. Harris do të takohet me Presidentin rumun, Klaus Lohannis të premten pasdite përpara se të thërrasë një konferencë shtypi dhe të kthehet vonë në Uashington.

Lexo më shumë  “Gishtin e kemi në këmbëz”: Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Sipas “CNN” presidenti amerikan, Joe Biden, ka dërguar tashmë 1,000 trupa në Rumani dhe ka premtuar mbështetje për këtë vend që po strehon një fluks të madh emigrantësh që ikin nga lufta në vendin fqinj. Por një vizitë e zëdhënëses së presidentit Biden, ka për qëllim të demonstrojë që SHBA-ja është pranë tyre në një moment tepër të pasigurt për rajonin.

Rumania është një vend pjesë e NATO-s , ndryshe nga Ukraina nëse i hapet luftë Rumanisë është sikur ti hapësh luftë të gjith shtetëve antare të NATO-s.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *