Lajme

Kosova e Greqia nënshkruajnë dokument bashkëpunimi në fusha të ndryshme

Në kuadër të thellimit të raporteve mes Kosovës dhe Greqisë, sot në Prishtinë u nënshkrua dokumenti që formalizon bashkëpunimin në fusha të ndryshme mes ministrive të Jashtme të të dyja shteteve.

Dokumenti u nënshkrua nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Kreshnik Ahmeti dhe homologu i tij grek, Kostas Fragoggianis, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Lexo më shumë  Këlliçi, tjetër denoncim për incineratorin e Tiranës: Ja si u themelua biznesi mafioz i plehrave

Nënshkrimi i sotëm i këtij dokumentit ka për qëllim intensifikimin e mëtejshëm të raporteve të shkëlqyera që po ndërtohen midis dy vendeve, Kosovës dhe Greqisë, tha zëvendësministri Ahmeti.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *