Bota

Kievi: 400 ushtarë rusë të vrarë në një sulm të vetëm (Moska konfirmon 63)

Zyrtarë të Ukrainës njoftuan se kanë kryer një sulm në rajonin e pushtuar të Donetskut ku pretendohet se u vranë 400 ushtarë rusë. Ka reaguar Moska që e kundërshtoi shifrën, duke thënë se u vranë vetëm 63 trupa të tyre. BBC thotë se asnjë nga të dyja pretendimet nuk është verifikuar nga burime të pavarura dhe se mundësia për të shkuar në atë zonë është e kufizuar.

Sulmi u krye në ditën e parë të Vitit të Ri. Raketat ukrainas goditën një ndërtesë në qytetin Makiivka ku ishin vendosur forcat ruse. Është jashtëzakonisht e rrallë që Moska të konfirmojë ndonjë viktimë në fushëbetejë. Por ky ishte një sulm mjaft vdekjeprurës, thotë redaktori i BBC-së për Rusinë, Steve Rosenberg, saqë heshtja nuk ishte një opsion.

Hartë e “The Guardian” ku tregohet vendi i sulmit

Ky është numri më i lartë i vdekjeve të pranuara nga Moska në një sulm të vetëm që nga fillimi i luftës 10 muaj më parë. Në një deklaratë të hënën, ministria ruse e mbrojtjes tha se forcat ukrainase hodhën 6 raketa duke përdorur sistemin raketor Himars të prodhuar në SHBA në një ndërtesë ku strehoheshin trupat ruse. 2 prej tyre u eliminuan në ajër, shtoi ai.

Lexo më shumë  Radev: Rruga e Maqedonisë së Veriut për në Bruksel kalon nëpër Sofje

Ndërsa një numër komentuesish dhe blogerësh rusë e pranuan sulmin. Megjithatë ata thanë se numrat ishin më të ulët se sa pretendohej nga Ukraina. Por Igor Girkin, një komentator pro-rus, tha se qindra ishin vrarë dhe plagosur. Ndërtesa ishte “pothuajse plotësisht e shkatërruar”, tha ai.

Ai shtoi se viktimat ishin kryesisht trupa të mobilizuar nga rekrutimet e fundit. Ai tha gjithashtu se municionet ishin mbajtur në të njëjtën ndërtesë me ushtarët, duke bërë që shpërthimi i tyre të përkeqësojë dëmet. Pothuajse të gjitha pajisjet ushtarake që ndodheshin pranë ndërtesës u shkatërruan, shkruar ai në Telegram. Girkin është një bloger i njohur ushtarak. Pavarësisht qëndrimit të tij pro-rus, ai kritikon rregullisht udhëheqjen ushtarake ruse dhe taktikat e tyre.

Lexo më shumë  Ambasadorja amerikane në NATO: Ballkani Perëndimor duhet të shpenzojë më shumë për mbrojtjen

Sipas deklaratës së ushtrisë ukrainase, 300 persona u plagosën përveç rreth 400 të vrarëve. Ushtria e Ukrainës pretendon, pothuajse çdo ditë, se ka vrarë dhjetëra, ndonjëherë qindra ushtarë në sulme. Ndaj shifrat duhen marrë me rezerva. Ukraina nuk ka konfirmuar se sulmet janë kryer me raketa Himars. Ajo ka ruajtur një strategji të mos publikimit të detajeve specifike rreth sulmeve të saj.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *