KryesoreOpinion/Aktualitet

​​Viti i Ri, kjo ditë e madhe e bekuar e kapitalizmit

Publikuar në Rruga Press, më 31 dhjetor 2019

Shumë shpesh investohet energji e madhe te mondanja. Në momentet që nuk vihen re shumë pak kanë dyshimin se ideologjia vazhdon të jetë në punë më së miri. Viti i Ri, me rutinën e vetë të zakonshme dhe cilësitë e veta të rëndomta lejon lehtësisht penetrimin e diskursit zotërues. Si shumica e festavenë sferën e kapitalizmit të vonë, Viti i Ri zakonisht punon për të shënuar dhe festuar forcat aktuale. Në të vërtetë, cilësitë e squllta të Vitit të Ri lejojnë qeverisje të qetë dhe gjunjëzim të shlirë –gjithsesi të ritualizuar- ndaj diskursit kryesor të ditëve tona, përfshirë konsumerzimin, globalizmin dhe “Luftën mbi Terrorin”.

Viti i Ri është orgjia e ripërtëritjes, e ritualizuar e kapitalizmit. Brenda një nate e kaluara lirohet magjishëm në shfajësim, ndërkohë që e reja futet me ceremonialitet. Kapitalistët mblidhen përreth një zjarri gjigand ku digjen produktet e vjetra dhe ngrohen prej flakëve. Është një ditë e shenjtë për industrinë e modës, ndërtuesit e elektronikës dhe politikanët: edhe njëherë tjetër, çdo gjë duket se është vjetëruar. Viti i Ri është glorifikimi i aromave “të freskëta” zbukurimeve të reja dhe i diktatorit të muajit. Në këtë Vit të Ri, si çdo herë tjetër, konsumatori është gjithnjë mbrapa dhe kurrë i kënaqur. Dhe ky është qytetari-konsumator që voton për ta mbrojtur konsumerizmin dhe “mënyrën tonë të të jetuarit” prej kanosjes më të fundit kërcënuese.

Nuk ka qenë gjithmonë kështu. Viti i Ri, në kohë më të hershme dhe në vende të tjera shënon thjesht kompletimin e ciklit dhe fillimin e një tjetri të ngjajshëm. Viti i Ri mundet t’i lidhë njerëzit me të kaluarën dhe t’i bëjë ata të kremtojnë harmoninë. Kanë shkuar ditët kur fermerët shihnin sezonet të vijnë rreth e përqark. Viti i Ri, ky joni, nuk sillet rreth të reflektuarit dhe të kujtuarit. Një tjetër ritual antik është vjedhur dhe është bërë i atillë që të ushqejë urinë e pangopur të kapitalit.

Lexo më shumë  Aty ku pushtetarët vjedhin, shteti u takon hajdutëve!

Viti i Ri është shndërruar në një ritual falje-shkarkimi prej së kaluarës dhe adhurimi në altar të Së Resë. Është psalmi perpetual i freskisë. Është thjesht Freski Limonadë.

Çdo Vit të Ri E Ardhmja jo thjesht mbërrin, por ajo nderohet ritualisht. Kjo ditë është dita e konvertimit masiv. Shqiptimi hipnotik i “10,9,8,7,6,5,4,3,2,1…” ndiqet nga kënga Auld Lang Syne. Tapat e shampanjës shpërthejnë dhe hipnotisti pëshpërin” “E kur të zgjohesh, nuk do të mbash mend asgjë”. Në një liminalitet të shkurtër dhe ekstatik kontradiktat dhe premtimet e rremë të komoditetit do të lirohen në shfajësim.

Këtë Vit të Ri gjithçka do të jetë e shpejtë, e mirë dhe do të udhëzojë për tek E ardhmja, e cila do të jetë pa rrudha, e menjëhershme, e re dhe e përmirësuar. Në një moment të shkurtër të dehjes E Ardhmja dhe Viti i Ri sqarojnë saktësisht njëri-tjetrin dhe shkrihen. Liturgjia e Viti të Ri predikohet te filmat e televizionit dhe te librat, ku dhëmbëbardhët (të kolonizuarit) dhe lëkurëbardhët (kolonizuesit) zhgërrehen në bollëkun orgazmik të komoditeteve. Teknologjia, motër zemre e kapitalizmit, do të sjellë paqe mbi ne, prosperitet dhe bashkim. E ardhmja është e liruar prej grindjes raciale, meqë kapitalizmi do të sjellë menjëherë frutat e tij për të gjithë dhe e liruar prej konfliktit seksual, meqenëse gratë me padurim do të dorëzohen për burrin që nget makinën më të fundit. Konflikti social, siç duket, zhduket me lirinë për të dëshiruar. Tek E Ardhmja jemi vetëm një familje e madhe, e lumtur, monokulturore me një fytyrë “multikulturore”. E Ardhmja është vetëm përreth qoshes së përkohëshme. Me siguri vetëm një “terrorist” s’do të dakordohej.

Lexo më shumë  Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Shekulli XXI premton të zgjerohet në këtë amnezi tronditëse historike. Socializmi, lëvizja e grave, kolonializmi dhe Lufta e Ftohtë bëhen gjëra të një kohe të mbaruar. Mileniumi len pas rrënjët dhe degët tona, duke ruajtur vetëm frutat fitimprurës. E markon dhe e zbut historinë deri në bërjen e saj një vorbull vaniljeje kremoze.

Viti i Ri fsheh edhe njëherë tjetër faktin se hendeku i të ardhurave po zgjerohet dhe se burimet e Tokës po sosen. Edhe njëherë tjetër, të varfërve po u shtohen radhët dhe pakënaqësitë dhe si zakonisht, gratë gjithandej kanë shumë më pak se sa burrat. Përsëri, skllavëria, uria, sëmundjet, lufta dhe frika rrënojnë njerëzimin, dhe përsëri, shpenzimet ushtarake janë në modë gjithandej globit. Viti i Ri fsheh faktin se çdo vit është komoditeti, i pasuri, burri dhe i bardhi. Nën hegjemoninë korporatë-kapitalizëm, ky vit, si çdo tjetër vit, i takson Së Resë: Çdo vit është viti i Së Resë. Thuajse pavetëdijshëm: ti pi me fund shampanjën e tyre: ti pi eliksirin e tyre të mërzitshëm të amnezisë: ti pi porcionin e tyre të stolisur me Rohypnol* (ilaç ifortë qetësues) ideologjik.

Dylan Clark është studiues jokonvencional, i cili është bashkëdrejtues i “Peace & Conflict Studies” në Universitetin e Torontos.

Artikulli origjinal, në anglisht, mund ta gjeni në linkun: http://individual.utoronto.ca/rogues/NewYears.html

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *