Bota

Komandanti i ushtrisë ukrainase: Kemi çliruar 40 për qind të territorit që rusët e pushtuan

Gjatë vitit të kaluar, ukrainasit pretendojnë se kanë arritur të çlirojnë 40 për qind të territorit të pushtuar pas 24 shkurtit – përkatësisht pas fillimit të pushtimit rus në Ukrainë.

Këto janë komentet e gjeneralit ukrainas Valerii Zaluzhny, që është në krye të forcave të armatosura të Ukrainës.

“Forcat e armatosura kanë çliruar 40 për qind të territorit të pushtuar, pushtim ky të cilin e filloi vitin e kaluar ushtria e Vladimir Putinit, dhe 28 për qind e territorit që Rusia e pushtoi nga 2014”, ka shtuar Zaluzhny në Telegram, raporton CNN.

Lexo më shumë  Spanja, Norvegjia dhe Irlanda njohin zyrtarisht shtetin palestinez

“Aktualisht linja e fushëbetejës është 1.500 kilometra e gjatë. Forcat e armatosura të Ukrainës janë trajnuar në 17 vende evropiane. Falë partnerëve ndërkombëtarë – kemi trajnuar mbi 20 mijë ushtarë. Në vitin 2022 janë evakuuar mbi 600 mijë persona dhe mbi 2 milionë tonelata ndihmë humanitare janë dhënë për vendin tonë”, theksoi gjenerali ukrainas.

Në anën tjetër, luftime të ashpra po vazhdojnë të zhvillohen në shumë rajone të Ukrainës, në veçanti në Bakhmut që po konsiderohet si beteja më e përgjakshme nga fillimi i luftës.

Lexo më shumë  Shefi i Këshillit të BE-së, Charles Michel, mbështet njohjen e shtetit të Palestinës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *