Bota

“Ke kujdes sa je i afërt me Rusinë” – Arrin vërejtja e parë nga kompanitë gjermane për Vuçiqin

Afërsia e Vuçiqit me Berlinin u zhduk në momentin e ndryshimit të pushtetit në vendin më të fuqishëm evropian. Lufta në Ukrainë dhe nevoja e BE-së për përshpejtimin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës kanë luhatur raportet mes dy vendeve, njofton “Nova.rs”. Posaçërisht Vuçiqit i pengon analiza që kompanitë gjermane që veprojnë në Serbi i bëjnë raportit të saj me luftën, tashmë vërejtja e parë erdhi nga njëra prej tyre “Ke kujdes sa je i afërt me Rusinë”,.

Më herët Vuçiqi thuajse asnjëherë nuk ka folur në kontest negativ për Gjermaninë, duke e rënditur ndër vendet që ka mirëkuptim për pozicionin e Serbisë veçanërisht në lidhje me Kosovën, por gjërat ndryshuan pas agresionit rus në Ukrainë, kur Gjermania kërkoi harmonizimin e Beogradit me masat ndaj Rusisë, që Vuçiqi e quajti presion ndaj Serbisë.

Kështu përveç interesimit të politikës gjermane edhe afaristët, numri i të cilëve është i madh në Serbi si investues të huaj, janë duke u interesuar rreth situatës së krijuar. Sipas “Nova.rs” njëri ndër to (që nuk u bë publik) tashmë i ka dërguar vërejtjen Vuçiqit të ketë kujdes, sepse klima afariste mund të dekurajojë vazhdimin e investimeve dhe afarizmit këtu.

Lexo më shumë  Bideni godet veturat elektrike kineze me rritje të tarifave prej 100%

“Rreziku i afrimit me Rusinë ekziston derisa Beogradi nuk përcaktohet qartë për rrugën evropiane” kjo i është thënë Vuçiqit, thonë nga kjo kompani, prandaj duhet pasur kujdes si Serbia rreshtohet në trupat ndërkombëtare, kur vjen në rend dite agresioni dhe mbrojtja e integritetit të Ukrainës.

Vërejtja nga kompania gjermane është konfirmuar edhe nga burime brenda SNS-së, ku shefit të shtetit ju sugjerua që Gjermania të ketë kujdes sepse si investuesi më i madh në ekonominë serbe, e cila në masën më të madhe varet nga gjermanët, mund të ketë pasoja të dyanshme.

“Kur dihet se çka janë kompanitë gjermane dhe çfarë bënë në Rusi pas agresionit (kur braktisën Rusinë) atëherë dihet pesha e vërejtjes drejtuar kreut të shtetit” thotë biseduesi nga SNS-ja.

Me ndërrimin e pushtetit në Gjermani ndërroi edhe raporti mes dy vendeve, duke vënë në plan të parë zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe sanksionet, këtë e pati deklaruar Sholc gjatë qëndrimit në Beograd kur hapur kërkoi “njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë dhe sanksionet ndaj Rusisë”.

“Është e pakuptimtë që vendet që nuk pranohen ndërmjet vetes të pranohen në BE” , pati sqaruar kancelari Sholc në takim me gazetarët në prani të Vuçiqit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *