Bota

Kancelari gjerman: Pushtimi rus i Ukrainës është bllokuar

Forcat ruse po dështojnë të përparojnë në Ukrainë pavarësisht bombardimeve të rënda të vazhdueshme të qyteteve dhe qytezave, thotë kancelari gjerman Olaf Scholz, shkruan BBC.

“Ofensiva e Putinit ka ngecur pavarësisht gjithë shkatërrimit që po sjell ditë pas dite”, u ka thënë ai politikanëve në Gjermani, duke shtuar se udhëheqësi rus Vladimir Putin “duhet të dëgjojë të vërtetën, të ndalojë luftimet dhe të përpiqet të gjejë një zgjidhje diplomatike”.

Lexo më shumë  Kërcënimi rus në Baltik/ Presidenti Stubb u kërkon finlandezëve të përgatiten për dronët dhe luftën hibride: Moska po godet Evropën

Lufta, thotë Scholz, nuk po shkatërron vetëm Ukrainën, por edhe të ardhmen e Rusisë.

Duke paralajmëruar Moskën për ndëshkime të mëtejshme, ai thotë: “Ne po forcojmë vazhdimisht sanksionet, por masat nuk duhet t’i dëmtojnë shtetet evropiane më shumë se udhëheqësin ruse”.

Ai thotë se ukrainasit mund të mbështeten te Gjermania dhe se refugjatët janë të mirëpritur.

Lexo më shumë  ShBA-ja dhe Danimarka arrijnë marrëveshje për Grenlandën pas kërcënimeve për aneksim

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *