Qeni “hero” i policisë shqiptare del në pension, polici nuk ndahet dot prej tij dhe e adopton
Pas vitesh nuhatje në shërbim të policisë shqiptare, qeni 10-vjeçar i racës pastor gjerman me emrin Konti është një nga 20 qentë që kanë përfunduar karrierën e tyre në polici, duke dalë në pension.
Pas daljes në pension, qentë e policisë nxirren për adoptim për publikun e gjerë.
Por, pastori gjerman Konti është me fat sepse ai do ta shijojë “pensionimin” në krah të partnerit të tij në luftën kundër krimit, policit Ilir Balla.
Lexo më shumë Kurti: Jemi në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in për hapjen e plotë të urës mbi Ibër
Balla tha për AFP se ndarjet me qentë e policisë janë të vështira, ndaj ai vendosi të adoptoi zyrtarisht qenin pas tërheqjes së tij nga policia, duke u zotuar se do të kujdeset për të “deri në ditët e fundit të jetës së tij”.
Rruga Press


