Bota

Joe Biden miraton ndihmën ushtarake një miliard dollarëshe për Ukrainën

Presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara do t’i dhurojnë asistencë ushtarake Ukrainës në vlerë prej 1 miliard dollarë, në kohën kur ky shtet evropian ka hyrë në ditën e 29-të të luftimeve me trupat ruse.

Duke folur para liderëve të NATO-s në Bruksel, Bideni ka ripërsëritur mbështetjen e fuqishme për popullin ukrainas – në ditën kur janë bërë një muaj nga fillimi i pushtimit rus.

Lexo më shumë  Osmani takon Greenfield, flasin për mbështetjen amerikane për avancimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare

“Gjatë javëve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar për ndihmën ushtarake për Ukrainën, që kap vlerën e një miliard dollarëve – ku në mesin e armëve janë ato kundërajrore, kundër mjeteve të blinduara – dronëve dhe miliarda fishekë të kalibrit të ndryshëm.

“Mirëpres veprimet e shumë shteteve tjera aleate, që janë dakorduar për përkrahje ushtarake për Ukrainën, kështu së bashku jemi të përkushtuar të identifikojmë se për çfarë pajisje kanë nevojë më shumë”, shtoi Bideni.

Presidenti amerikan gjithashtu ka diskutuar me liderët politikë, për planet e “riformatimit të mbrojtjes së NATO-s në veçanti në lindje”.

Ai theksoi se katër grupe luftarake janë stacionuar në Sllovaki, Rumani, Bullgari dhe Hungari – për të dërguar një “sinjal të fuqishëm se Aleanca “në mënyrë kolektive do të mbrojë çdo inç të territorit të NATO-s.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *