Bota

Një muaj nga pushtimi rus, Ukraina fiton terren, në Chernihiv s’ka më vend për varre

Ka kaluar një muaj që prej kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës. Luftimet nuk kanë ndaluar për asnjë ditë të vetme, ndërsa raportohet për zhvendosjen më të madhe të njerëzve që prej Luftës së Dytë Botërore.

Më shumë se gjysma e fëmijëve janë zhvendosur që prej nisjes së pushtimit, thekson UNICEF. Forcat ukrainase kanë fituar terren në Kiev duke shtyrë pas ushtrinë ruse, e cila aktualisht gjendet rreth 55 kilometra larg nga qendra e kryeqytetit. Luftimet janë intensifikuar dhe në lindje të vendit.

Lexo më shumë  Radev: Rruga e Maqedonisë së Veriut për në Bruksel kalon nëpër Sofje

Forcat ruse janë bërë më aktive në krahinën e Donbasit, po ashtu edhe në Mariupol, ku video të publikuara në rrjete sociale shfaqin civilët të largohen mes një breshërie plumbash. Ndërsa në Odesa vijon beteja në distancë mes luftanijeve. Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e qytetit ukrainas të Izyum, në rajonin e Kharkiv, por qeveria e Kievit mohon një zhvillim të tillë duke theksuar se beteja vijon.

Ushtria ukrainase njoftoi shkatërrimin e një anije të madhe ruse në portin e pushtuar të Berdyansk, në juglindje të vendit. Në Chernihiv ka kapluar mjerimi dhe zymtësia. Kryebashkiaku i qytetit në veri të Ukrainës tha se në varreza nuk ka më vende për të vendosur të vrarët nga masakrat e forcave ruse ndaj popullatës civile. Pamje të publikuara në rrjete sociale shfaqin një qytet thuajse të rrënuar plotësisht, me godina të shkatërruara dhe re të mëdha tymi.  

Lexo më shumë  Parlamenti kroat miraton qeverinë e Plenkoviçit. Ja partneri qeverisës i kryeministrit kroat

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *