Opinion/Aktualitet

I dërguari i ri për paqe merr pritje armiqësore nga udhëheqësit serbë të Bosnjës

Politikani gjerman Christian Schmidt mori postin e mbikëqyrësit ndërkombëtar të paqes në Bosnjë, të hënën, pas një pritjeje armiqësore nga udhëheqësit serbë të Bosnjës, të cilët duan që Zyra e Përfaqësuesit të Lartë (OHR) të hiqet.

Schmidt, një ish -ministër qeveritar, zëvendësoi diplomatin austriak Valentin Inzko pas 12 vjetësh si Përfaqësues i Lartë Ndërkombëtar në Bosnjë, zyra e të cilit mbikëqyr marrëveshjen e paqes të Dejtonit, të vitit 1995.

“Është një nder për mua të marr këtë përgjegjësi dhe t’i shërbej popullit të Bosnje-Hercegovinës,” tha Schmidt gjatë ceremonisë zyrtare të marrjes së detyrës, në kryeqytetin e Sarajevës.

Por Milorad Dodik, anëtari serb i presidencës trepalëshe të Bosnjës, tha se Schmidt nuk ishte i mirëpritur.

Lexo më shumë  Pozicionimi i Perëndimit ndaj Serbisë, qëndrimi i opozitës dhe  Sindromi i Fregolit

“Ju nuk ishit i zgjedhur si Përfaqësues i Lartë. Republika Serbe … nuk do të respektojë asgjë që bëni,” tha ai.

OHR u krijua si pjesë e marrëveshjeve të paqes të Dejtonit, të ndërmjetësuar nga SHBA-ja që i dhanë fund luftës së Bosnjës 1992-1995, për të mbikëqyrur rindërtimin e një vendi të copëtuar nga konflikti në të cilin vdiqën 100,000 njerëz.

Miratimi i Schmidt në fund të majit nga Bordi Drejtues i Këshillit dhe Zbatimit të Paqes, një organ që mbledh përfaqësues të organizatave dhe qeverive kryesore botërore, u refuzua nga serbët e Bosnjës dhe aleati i tyre Rusia.

Në fund të korrikut, Rusia dhe Kina gjithashtu nuk arritën ta bindin Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të heqë disa nga kompetencat e OHR dhe ta mbyllë atë.

Lexo më shumë  Shteti bektashi ka planifikuar rrëmbimin e Mësonjëtores së Korçës

Serbët e Bosnjës kanë kërkuar prej kohësh mbylljen e OHR-së.

Javën e kaluar, parlamenti i Republikës Serbe të Bosnjës  refuzoi ta bënte mohimin e gjenocidit të Srebrenicës një krim, duke kërcënuar shpërbërjen e Bosnjës dhe duke miratuar dekretet e veta në vend të kësaj.

Nacionalistët serbë mohojnë se ndodhi gjenocid në 1995-n, në enklavën e Srebrenicës të mbrojtur nga OKB-ja, kur rreth 8,000 burra dhe djem myslimanë u vranë nga forcat serbe të Bosnjës, pavarësisht vendimeve të tilla nga dy gjykata ndërkombëtare.

Të dërguarit ndërkombëtarë, fuqitë e të cilëve rrjedhin nga traktati i paqes i Dejtonit, mund të imponojnë ligje dhe të shkarkojnë zyrtarë. /SARAJEVO (Reuters)/ 

©RrugaPress 

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *