Opinion/Aktualitet

Pozicionimi i Perëndimit ndaj Serbisë, qëndrimi i opozitës dhe  Sindromi i Fregolit

Në rendin e ri botëror, Shqipëria dhe Kosova synojnë të mbeten pjesë e bllokut perëndimor, duke u angazhuar për integrim në institucionet ndërkombëtare si BE-ja dhe NATO-ja.
Kosova është duke rrumbullaksuar procesin e shtrirjes së sovranitetit të plotë në veriun e saj dhe me këtë edhe funksionalizimin e plotë të Republikës.

Nga Sadri Ramabaja


1. Pozicionimi i Perëndimit ndaj Serbisë

Nga një pjesë e opozitës dhe portparollëve të saj në media, jo rrallë pozicionimi i Perëndimit ndaj Serbisë shikohet e gjykohet sikur ai është i ndërlidhur me qëndrimin e qeverisë, respektivisht si një lloj nusprodukti i qëndrimit të Qeverisë së Kosovës! Ky rezonim banal duhet të jetë i ndërlidhur krejt pa vetëdijshëm me fenomenin e sindromit të Fregolit.Sindromi i Fregolit është një çrregullim psikik që karakterizohet nga besimi i gabuar se një person i njohur po e ndjek ose po shfaqet në forma të ndryshme. Personi i prekur beson se individë të ndryshëm janë në të vërtetë i njëjti person i fshehur ose që po e manipulojnë situatën. Kjo sindromë shpesh lidhet me deluzionet dhe perceptimin e deformuar të identitetit. Emri i tij vjen nga një aktor italian, Fausto Fregoli, i njohur për aftësinë e tij për të ndryshuar shpejt identitetet në skenë.
Ky është rezonim tepër miop dhe reflektim i injoranëcs në rrafshin e mendimit politik, sidomos në atë që prek sferat e gjeopolitikës.
Përpjekjet e diplomacisë perëndimore, sidomos nga Franca, SHBA-të dhe Gjermania, për të tërhequr Serbinë nga ndikimi i Rusisë në Europën Juglindore mund të shpjegohen përmes disa faktorëve:
1.         Gjakimit për një lloj stabiliteti rajonal në këtë periudhë lufte në Ukrainë, si domosdoshmëri dhe interes strategjik.
Rezonimi i diplomacisë perëndimore se një Serbi që do të ishte e integruar në strukturat perëndimore, do të kontribuonte në stabilitetin e përgjithshëm të rajonit, bazohet në gjykimin racional, pavarësisht se historia na mëson diçka tjetër. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku tensionet historike dhe politike vazhdojnë të jenë të pranishme.
Ky lloj gjakimi i diplomacisë perendimore me përmasat e insistimit permanent për integrimin e Serbisë në Be, gjithashtu ka një shpjegim logjik.  Një anëtarësim i tillë do të nënkuptonte, sipas këtij rezoni logjik të të menduarit perëndimor, edhe një angazhim të fortë ndaj vlerave perëndimore dhe do të ndihmonte në konsolidimin e demokracisë dhe reformave në vend. Duke theksuar mundësitë e bashkëpunimit ekonomik, Perëndimi shpreson të krijojë lidhje më të forta midis Serbisë dhe vendeve perëndimore, duke reduktuar kështu varësinë ekonomike nga Rusia.

            2.         Nga imponimi që bën kundërshtimi i ndikimit të Rusisë, i cili ka një histori të gjatë të prezenëcs në Ballkan, ndërkaq përpjekjet për ta shtuar  praninë perëndimore ndihmojnë në balancimin e këtij ndikimi. Përmes bashkëpunimit me Serbinë, Perëndimi synon të frenojë ndikimin rus në ekonomi, politikë dhe kulturë.
Çështjet e Sigurisë luan rol ët ndjeshëm në këtë pozicionim të Perëndimit ndaj Serbisë. Krijimi i një rajoni më të sigurt dhe të stabilizuar është një prioritet për SHBA-të dhe BE-në. Tërheqja e Serbisë nga ndikimi rus është një mënyrë për të përmirësuar sigurinë dhe për të parandaluar potencialin për konflikt.

Këto përpjekje janë të ndërlidhura dhe kërkojnë një qasje të kujdesshme, për shkak të historisë dhe ndjenjave kombëtare të popullatës serbe, si dhe realitetit politik të rajonit. Ky rezon i diplomacisë perëndimore, sidoqoftë, është në shpërputhje me realitetin aktual serb.

2. Ndeshtrashat në politikën e jashtme
Drejtori i Shoqatës Gjermane për Politikë të Jashtme (DGAP), Zsofia Pölöske, njërit prej Think-tekëve më me peshë në Gjermani, në pyetjen e parashtruar nga gazetari i njohur Thomas Kleine-Brockhoff se, cilat janë sfidat më të mëdha me të cilat përballet politika e jashtme gjermane, jep tri përgjigje që do të mund të ishin një leksion i veçantë edhe për politikën e jashtme të dy republikave tona – Shqipërisë politike dhe Republikës së Kosovës.
Pasi konstaton se Republika Federale Gjermane është një fuqi e status quo-së, ai vazhdon gjykimin e tij se ky pozicionim i Gjermanisë nuk ishte krejt i rastësishëm.
Duhet të kujtojmë se Gjermania ishte përfituesja më e madhe e ndryshimeve politike në raportet ndërkombtëare të periudhës së pas Lufëts së Ftohtë.
“Që nga viti 1990, vazhdon reflektimin e tij Dr Cofia PËLËSKE [Zsofia Pölöske] ne jetojmë në një vend ku rrjedhë qumështi dhe mjalti përsa i përket politikës së jashtme, ndaj do të preferonim të ruanim situatën aktuale”.[1]  Sipas tij Rendi botëror dikur bashkëpunues po bëhet i brishtë dhe konkurrues. Prandaj, konkludon ai në këtë çështje “pasojat e mundshme janë të pakëndshme” dhe rrjedhimisht  ky fakt mbetet sfida më e rëndësishme për politikën e jashtme gjermane. Kushdo që heziton dhe zvarrit nuk mund të udhëheqë ndërkombëtarisht., konkludon ai.

Ndryshimi i Rendit botëror dhe gara për dominim në çdo cep të Globit, rrjedhimisht edhe për Ballkanin, e shndërron Serbinë automatikisht në një objekt trajtimi specifik.
Shqipëria politike dhe Republika e Kosovës në këtë rend të ri botëror janë të rreshtuara qartë, pozicionimi i tyre si pjesë integrale e hemisferës perëndimore nuk është i diskutueshëm për asnjë forcë serioze politike. Këtë fakt e kanë të qartë miqtë tanë.
Kosova përballet me një sërë sfidash në politikën e saj të jashtme, të cilat lidhen kryesisht me njohjen e saj ndërkombëtare, marrëdhëniet me fqinjët dhe aspiratat për integrim në organizatat ndërkombëtare. Ja disa nga sfidat kryesore:

2.1 Mosnjohja Ndërkombëtare

Një nga sfidat më të mëdha për Kosovën në politikën e jashtme është mosnjohja e saj nga disa vende. Deri më sot, rreth 100 vende e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por disa shtete të rëndësishme, përfshirë pesë vende anëtare të Bashkimit Europian (Spanja, Greqia, Qipro, Rumania dhe Sllovakia) dhe vende si Rusia, Kina, India dhe Serbia, nuk e kanë njohur ende. Kjo kufizon pjesëmarrjen e Kosovës në shumë organizata ndërkombëtare dhe krijon pengesa për avancimin e saj në diplomacinë globale.

2.2. Dialogu me Serbinë

Një tjetër sfidë madhore është dialogu me Serbinë, i cili është ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian që nga viti 2011. Marrëdhëniet e ndërlikuara me Serbinë, e cila ende e konsideron Kosovën si pjesë të saj, përbëjnë një pengesë për stabilitetin rajonal dhe për përparimin diplomatik të Kosovës. Dialogu ka pasur ulje-ngritje, me disa marrëveshje të arritura për çështje praktike, por mosmarrëveshjet themelore, si njohja e ndërsjellë dhe statusi i serbëve të Kosovës, mbeten të pazgjidhura.

2.3. Integrimi në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB)

Kosova ende nuk është anëtare e OKB-së, për shkak të veto-s së Rusisë dhe Kinës në Këshillin e Sigurimit. Kjo është një pengesë e madhe për përfaqësimin dhe pjesëmarrjen e plotë të Kosovës në diplomacinë ndërkombëtare. Pa anëtarësimin në OKB, Kosova përballet me kufizime në aftësinë e saj për të ndikuar në vendimmarrjet globale dhe për të qenë pjesë e marrëveshjeve ndërkombëtare.

2.4. Anëtarësimi në Bashkimin Europian dhe NATO

  • Anëtarësimi në BE është një prioritet për Kosovën, por pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e saj e komplikojnë këtë proces. Kosova ka arritur disa përparime, përfshirë Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE-në, por ende është larg nga statusi i kandidatit për anëtarësim.
  • Anëtarësimi në NATO është gjithashtu një qëllim strategjik, por pengesa kryesore është fakti që disa vende anëtare të NATO-s nuk e kanë njohur Kosovën. Kosova ka marrë mbështetje nga SHBA dhe disa vende perëndimore, por rruga drejt anëtarësimit mbetet sfiduese.
Lexo më shumë  Koncepti i politikës së jashtme të Serbisë: Kombinimi i gjeoekonomisë dhe gënjeshtrës në funksion të interesit kombëtar

3.  Pozita e Shqipërisë dhe Kosovës në Rendin e ri botëror

Pozita e Shqipërisë dhe Kosovës në Rendin e ri botëror është e ndikuar nga faktorë të ndryshëm politikë, ekonomikë dhe socialë. Pas ndryshimeve të thella në rrafshin gjeopolitikë fill pas përmbysjes së BRSS-së dhe rënies së Murit të Berlinit, me theks pas çlirimit të Kosovës [1999], prioritet i politikës së jashtme të të dy republikave tona mbetet integrimi në institucionet Euroatlantike: në NATO dhe BE.
Shqipëria tashmë është anëtare me të drekjta të plota në Aleancën Verioatlantike – NATO,

Kosova shkon një hap më pranë NATO-s, duke avancuar statusin e saj nga vend vëzhgues në vend anëtar të asociuar në Asamblenë Parlamentare pikërisht në samitin e Sofjes të Bullgarisë (27.05.2024) për avancimin e statusit të Kosovës nga vend vëzhgues në vend anëtar të asociuar të kësaj organizate.[2]
Të dyja republikat tona kanë shprehur ambicien për t’u integruar në Bashkimin Europian. Shqipëria ka marrë statusin e kandidatit dhe ka hapur negociatat, ndërsa Kosova është duke rrumbullaksuar procesin e shtrirjes së sovranitetit të plotë në veriun e saj dhe me këtë edhe funksionalizimin e plotë të Republikës dhe njohjen ndërkombëtare. Integrimi europian përbën një mundësi për zhvillim ekonomik dhe përforcimin e institucioneve demokratike.

Pozita e Shqipërisë dhe Kosovës në rendin e ri botëror, të formuar nga dinamika e re gjeopolitike dhe ekonomike, përballet me sfida dhe mundësi të reja, duke pasur parasysh synimet për integrim perëndimor dhe pozicionimin strategjik në Ballkanin Perëndimor.
Shqipëria është anëtare e NATO-s që nga viti 2009 dhe ka filluar negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Integrimi euro-atlantik e vendos Shqipërinë në një pozicion të rëndësishëm si një partnere e besueshme për sigurinë dhe stabilitetin në rajon. Duke qenë pjesë e NATO-s, Shqipëria merr pjesë në vendimmarrjen për çështje të sigurisë ndërkombëtare, dhe duke synuar integrimin në BE, synon përmirësimin e standardeve demokratike dhe ekonomike.
Kosova pavarësisht se ende nuk është anëtare e NATO-s, ajo, megjithatë, ka marrëdhënie të ngushta dhe bashkëpunim me këtë organizatë përmes disa mekanizmave dhe programeve të partneritetit. Statusi i Kosovës në raport me NATO-n mund të përshkruhet si vijon:

3. 1. Prania e NATO-s në Kosovë: KFOR

Pas përfundimit të luftës në Kosovë në vitin 1999, NATO themeloi misionin e saj të njohur si KFOR (Kosovo Force), me qëllim të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në Kosovë. Ky mision vazhdon të jetë i pranishëm edhe sot dhe është një element kyç për sigurinë e brendshme të Kosovës.

3. 2. Programi i Partneritetit për Paqe (PfP)

Aktualisht, Kosova nuk është pjesë e Partneritetit për Paqe (PfP) të NATO-s, një program që u ofron vendeve të interesuara mundësinë për të ndërtuar një bashkëpunim më të ngushtë me NATO-n. Një nga arsyet për këtë është fakti që pesë vende anëtare të NATO-s (Spanja, Rumania, Sllovakia, Greqia dhe Qipro) ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Mosnjohja nga këto vende e bën të vështirë për Kosovën të përparojë drejt anëtarësimit në NATO ose të marrë pjesë plotësisht në programet e saj.
Pikërisht ky fakt, mund të jenë faktorët shtytës i shqyrtimit të mundësive për të përshpejtuar procesin e krijimit të Federatës Shqiptare, me ç’rast automatikisht, Kosova do të ishte pjesë edhe e NATO-s, si pjesë përbërëse e Shqipërisë Federale.
Të kujtojmë se pikërisht ky model ishte aplikuar me rastin e Republikës  Demokratike të Gjermanisë [DDR-it].

Megjithatë, Kosova ka ndërtuar marrëdhënie të rëndësishme me NATO-n përmes bashkëpunimit të ngushtë me KFOR-in dhe përpjekjeve për reformimin e sektorit të sigurisë. Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë kaluar reforma që synojnë të transformojnë ato në një ushtri moderne, dhe NATO ka ofruar trajnime dhe mbështetje në këtë drejtim. Megjithatë, NATO ka theksuar se ky transformim duhet të bëhet në mënyrë të qartë, gjithëpërfshirëse dhe në bashkëpunim me partnerët rajonalë për të shmangur tensionet.

3. 3. Ambiciet e Kosovës për Anëtarësim në NATO

Kosova ka bërë të qartë se synon anëtarësimin në NATO si një qëllim afatgjatë, duke e parë këtë si një garanci për sigurinë dhe sovranitetin e saj. Mbështetja nga SHBA dhe disa vende të tjera perëndimore është një faktor kyç për këtë synim, por Kosova ende përballet me sfida të mëdha, përfshirë mungesën e njohjes nga disa vende anëtare të NATO-s dhe nevojën për të përmbushur standardet e nevojshme për anëtarësim.

Në përgjithësi, Kosova mbetet një partner i rëndësishëm për NATO-n, por ende nuk ka status zyrtar anëtarësimi apo pjesëmarrje në programet kryesore të organizatës, megjithë përpjekjet e saj të vazhdueshme për t’u integruar më shumë në këtë strukturë.

4.  Marrëdhëniet me SHBA-në
Shqipëria dhe Kosova kanë marrëdhënie të ngushta me SHBA-në, e që janë të rëndësishme për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.
Shqipëria dhe Kosova kanë mbështetje të fuqishme nga SHBA-të.  Kjo mbështetje luan rol thelbësor në stabilizimin e rajonit dhe në procesin e zhvillimit demokratik dhe ekonomik të dy republikave tona. SHBA-të konsiderohen partner strategjik i të dyja shteteve tona, veçanërisht për Kosovën, duke e parë atë si garantues të sigurisë dhe mbrojtjes së sovranitetit të saj.
Pyetja e dytë, në këto rrethana krejtësisht e pritshme, për z. Zsofia Pölöske, që ka të bëjë me rrjedhën e pritshme të marrëdhënieve transatlantike në sfondin e një skenari të mundshëm Trump 2.0, përgjigjia ka të bëjë me Rendin e ri dhe raportet transatlantike.

Rezultati i zgjedhjeve në SHBA do të ketë gjithësesi implikime përtej politikës së brendshme të SHBA-ve, në rrafshin global e me theks edhe në Europë. Zgjedhja e Trump-it do të kishte një karakter përçarës. Ai do ta ndante Evropën: në ata që do të përshtateshin nga varësia e politikës së sigurisë dhe do të bilateralizonin marrëdhëniet transatlantike;  në ata që do të donin të distancoheshin duke u thirrur në betejën e  “sovranitetit evropian” dhe në ata që do të donin të përuleshin Trumpit. Reagimi më i pjekur i evropianëve anëtarë të NATO-s do të ishte kalimi i pavarur nga ndarja e barrës në transferimin e barrës dhe paraqitja e një plani afatmesëm për këtë, në vend që të linin SHBA-të të paraqesin me ngurrim hapat drejt kësaj.[3]

Në këtë rast qëndrimi më i matur i Shqipërisë politike dhe Republikës së Kosovës do të ishte koordinimi me partnerët e saj europian, duke vënë në dispozicion resurset tona strategjike dhe bashkëpjesëmarrëse aktive me grupimin do të pajtohej me kalimin e pavarur nga ndarja e barrës në transferimin e saj. Ky qëndrim do të mund të zbatohej gjithashtu edhe nën Presidencën e mundshme të Kamala Harris-it.
Regimi i pjekur i europerendimorëve, rrjedhimisht edhe i lidershipit shqiptar, është I ndërlidhur me ndërgjegjësimin e plotë se “për të përballuar sfidat e kohës sonë, roli i duhur udhëheqës i Amerikës është thelbësor në një nivel filozofik dhe gjeopolitik”[4] do të shprehej Henry Kissinger.
I bindur për këtë rol, por edhe nevojën urgjente për bashkëveprim në raportet transatlantike, Kissinger sugjeron që krahas ruajtjes së vlerave vetanake, partnerët kanë nevojë të bëjnë të domosdoshmen, para se zhvillimet e rendit të marrin rrjedhën e vet.
Prandaj, konkludon Kissinger: “Për të arritur një rend të vërtetë botëror, pjesëmarrësit e tij, duke ruajtur vlerat e tyre, duhet të përvetësojnë një kulturë të dytë që ka natyrë globale, strukturore dhe ligjore: një koncept rendi që shkon përtej perspektivave dhe idealeve të rajoneve ose kombeve individuale. Aktualisht kjo do të thotë se sistemi westfalian duhet të modernizohet dhe të përshtatet me realitetet e reja.”[5]

Lexo më shumë  Koncepti i politikës së jashtme të Serbisë: Kombinimi i gjeoekonomisë dhe gënjeshtrës në funksion të interesit kombëtar

Modernizimi i sistemit vestfalian do t’i impononte pozicionim më korrekt Perëndimit kundruall Serbisë në raport me Kosoëvn.


***

Tri konstante orjentojnë drejtimin e politikës së SHBA-së në raport me Ballkanin.
Konstanta e parë është përkushtimi i SHBA-së për të parandaluar Rusinë ose Kinën të dominojnë politikën e rajonit, një fakt i kuptuar mirë nga vendet e Ballkanit. Konstanta e dytë është tërheqja e Serbisë me çdo çmim nga orbita e interesave dhe ndikimit rus. Dhe e pesta fokusohet në zhvillim e prosperim demokratik dhe në luftën kundër terrorizmit.
Për dallim nga Lindja e Mesme ndërhyrja e SHBA-ve në Ballkan, pavarësisht kompleksitetin e politikës, ato i kanë dhënë fund luftës në Bosnjë e Kosoëv, duke ndihmuar në procesin dekolonizues shekullor të saj dhe kanë transformuar rajonin.

Në raport me Kosoëvn mbështetje e vazhdueshme nga SHBA-të për reformën në sektorët e sigurisë dhe për zhvillimin ekonomik është thelbësore.

4.1  Stabiliteti Rajonal: Të dy vendet përballen me sfida të sigurisë, veçanërisht në kontekstin e marrëdhënieve me Serbinë. Stabiliteti i Kosovës dhe marrëdhëniet e mira me Shqipërinë janë të rëndësishme për paqen dhe stabilitetin në Ballkan.

4.2  Zhvillimi Ekonomik: Shqipëria dhe Kosova janë duke punuar për të forcuar ekonomitë e tyre, përmes investimeve dhe reformave që synojnë tërheqjen e investitorëve të huaj. Turizmi dhe energjia janë sektorë me potencial të lartë.

4.3  Pjesëmarrja në Forumet Ndërkombëtare: Të dyja vendet janë aktive në organizata ndërkombëtare dhe rajonale, duke përfshirë Kombet e Bashkuara dhe Iniciativën për Bashkëpunim të Ballkanit Perëndimor, për të promovuar interesat e tyre dhe për të forcuar pozitat e tyre në arenën ndërkombëtare.

4.4  Sfida të Brendshme: Të dyja vendet përballen me sfida të brendshme si korrupsioni, papunësia dhe mungesa e besimit në institucione. Këto probleme ndihmojnë në formësimin e politikave dhe strategjive për të ardhmen.

Qasja e drejtpërdrejtë republikane

Nëse Trump fiton presidencën, ai do të ndjekë një politikë të jashtme të bazuar në parimet “Amerika së pari”, duke përfshirë nënshkrimin e marrëveshjeve tregtare, duke hezituar për t’u përfshirë në ndërhyrje ushtarake jashtë vendit dhe duke reduktuar angazhimet ndërkombëtare, përfshirë edhe ato të NATO-s.

Në Ballkan, Trump ka dëshmuar pak entuziazëm për zgjidhje politike dhe preferon të imponojë zgjidhje të shpejta pa u fokusuar në realizueshmërinë e tyre.

Trump ka të ngjarë të kërkojë marrëveshje të drejtpërdrejta normalizimi midis Serbisë dhe fqinjëve të saj, me theks Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës, të ngjashme me atë që ai imponoi midis qeverisë kosovare dhe asaj serbe në vitin 2020.[6]  Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka prirje për të sabotuar Marrëveshjen e Brukselit [shkurt 2023], është i orjentuar të blj kohë dhe ët pres përfundimin e luftës në Ukrainë – megjithëse ai duket se e ka pezulluar dialogun e ndërmjeëtsuar tash e një dekadë nga ana e BE-së, në pritje të rezultatit të zgjedhjeve në SHBA, duke preferuar t’i jap kredi Trumpit dhe jo Harrisit për suksesin e tij.

Qasja e ekuilibruar e demokratëve

Për dallim nga Lindja e Mesme, ku qasja e shumicës së kandidatëve republikanë të Kongresit që fituan garat e tyre paraprake mbështesin Izraelin pa kushte, ndërkaq nga ata demokratë ka një qasje më të nuancuar, në raport me Kosovën qasja është pothuajse unike.

Demokratët tutje shprehin gadishmërinë e tyre për angazhim veçmas në fushën e sigurinë dhe mirëqenies së Kosoëvs.

Nëse Harris fiton zgjedhjet, politika e saj e jashtme do t’i përmbahet linjave të përgjithshme të Partisë Demokratike, si mbrojtja e parimeve demokratike dhe të drejtave të njeriut, forcimi i aleancave ndërkombëtare, përballja me sfidat globale si ndryshimi i klimës dhe përhapja bërthamore, bashkëpunimi me aleatët, veçanërisht në NATO, duke i kushtuar vëmendje të veçantë përballjes me Rusinë në Ukrainë dhe kufizimit të ndikimit të saj në Ballkan.

Nuk ka gjasa që mbështetja e SHBA-së për Kosovën të dëshmojë një ndryshim dramatik nëse Harris fiton detyrën. Përkundrazi, mund të kemi një qasje më pragmatike, të ekuilibruar, madje do ët mund të thosha një rivlersim të këtyre raporteve në shenjë të mbrojtjes së vlerave dhe interesave të SHBA-ve për Ballkanin, sidomos sa i përket trajtimit të Serbisë.
Politikat e Harris-it ka të ngjarë të pasqyrojnë ato të Biden-it. Qëllimet e saj do të përfshijnë forcimin e marrëdhënieve të sigurisë midis Shteteve të Bashkuara dhe shteteve të Ballkanit dhe bashkëpunimin në teknologji dhe tranzicionin e energjisë së gjelbër. 

Përfundimi
Si dy vende të rëndësishme në Ballkanin Perëndimor, Shqipëria dhe Kosova janë të pozicionuara në një rajon strategjik që ndodhet në qendër të interesave të ndryshme gjeopolitike. Përderisa Rusia dhe Kina kanë shfaqur interes në Ballkan, përmes projekteve ekonomike dhe lidhjeve politike, Shqipëria dhe Kosova mbeten të përkushtuara ndaj orientimit perëndimor, duke forcuar marrëdhëniet me SHBA-në, BE-në dhe NATO-n për të përballuar këto ndikime.

Në rendin e ri botëror, Shqipëria dhe Kosova synojnë të mbeten pjesë e bllokut perëndimor, duke u angazhuar për stabilitet, zhvillim ekonomik dhe integrim në institucionet ndërkombëtare si BE dhe NATO. Pozita e tyre strategjike në Ballkan u jep mundësinë të luajnë një rol më të rëndësishëm në stabilitetin dhe sigurinë rajonale.

Përmes këtyre faktorëve, Shqipëria dhe Kosova po kërkojnë të pozicionohen si aktorë të rëndësishëm në rendin e ri botëror, duke synuar përparimin në drejtim të stabilitetit, zhvillimit dhe integrimit në strukturat europiane. Ky pozicionim do të ishte edhe më i fuqishëm në rast se, ndërkohë, do të thellohej integrimi i brendshëm, thellimi i bashkëpunimit në sektor të veçantë, si ai i mbrojtjes, politikës së jashtme, ekonomisë etj., duke kulmuar me miratimin e një akti juridik që do ta bënte krijimin e Federatës Shqiptare çështje të kryer. 


[1]  https://internationalepolitik.de/de/drei-fragen-thomas-kleine-brockhoff

[2] https://www.dw.com/sq/nato-kosova-merr-statusin-e-vendit-t%C3%AB-asociuar-nga-ap/a-69190303

[3] https://internationalepolitik.de/de/drei-fragen-thomas-kleine-brockhoff

[4] Henry Kissinger, Welt Ordnung, 4 Auflage, Bertelsman Verlag, Muenchen 2014, f. 424

[5] Po aty, f. 424

[6] https://www.evropaelire.org/a/linja-ajrore-izraeli-marreveshja-shtepia-e-bardhe/30820613.html

Rruga Press

YouTube player