Lajme

Takimi me Plenkovic, Kurti: Diskutuam për sigurinë në rajon dhe thellimin e bashkëpunimit në arsim e mbrojtje

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka njoftuar për takimin që ka zhvilluar dje në New York me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkovic, me të cilin ka diskutuar për sigurinë në rajon.

Kurti ka thënë se me Plenkovic kanë folur edhe për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në arsimin e lartë dhe mbrojtje.

Lexo më shumë  Mërgata nesër proteston në Tiranë! “Rama ka frikë nga diaspora”, qytetari nga Londra denoncon: Bllokuan makinat me logo me flamur në Mal të Zi me urdhër nga Shqipëria!

Ai ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar në vazhdimin e bashkëpunimit me Kroacinë.

“Gjithmonë kënaqësi për të shkëmbyer perspektiva me kryeministrin kroat @AndrejPlenkovic për një sërë çështjesh me interes të përbashkët. Diskutuam situatën aktuale të sigurisë në rajon dhe shqyrtuam mënyra për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë në arsimin e lartë dhe mbrojtjen. Kosova dhe Kroacia kanë pasur një bashkëpunim të shkëlqyer prej kohësh dhe ne mbetemi të përkushtuar që të vazhdojmë në këtë drejtim pozitiv”, ka shkruar Kurti.

Lexo më shumë  Dita 104 e protestës/“Marr 200 mijë lekë pension, jam i sëmurë”/ Protestuesi: Çfarë bese do ky? Na ka degdisur rrugëve të botës

Rruga Press

YouTube player