Opinion/Aktualitet

Shteti bektashi ka planifikuar rrëmbimin e Mësonjëtores së Korçës

Nga Artur Shkurti

Në vitin 2021, u përfshiva në një aksion individual për mbrojtjen e  “Mësonjëtores së parë shqipe” në Korçë, e cila u dëmtua nga Qeveria e Shqipërisë, duke ia hequr Statusin Muze Kombëtar me ligjin 27/2018 “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, pra në vitin 2018, pa njoftuar as Parlamentin që ky ligj e shfuqizonte statusin Muze Kombëtar të Arsimit për Mësonjëtoren. 

Njerëzit nuk i jepnin arsyetim dot arsyetim të mjaftueshëm se ç’pati qeveria që e dëmtoi. Ne na mjaftonte që po dëmtohej dhe nuk duhej dëmtuar. Sa e madhe do të ishte Mësonjëtorja aq e madhe duhej të ishte edhe arsyeja. Nuk vete njeri të dëmtojë “Monalizën”. Çdo kush përpiqet që ta grabisë. Por si do të funksiononte grabitja për synime “antikombëtare”? “Mësonjëtorja” duhet të kalonte udhën e “varfërimit të vlerës”, pastaj “të grabitjes” së saj. 

Nga ligji 27/2018 “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë” tek Shteti Bektashi 2024

Shtetin Bektashi të kryesuar nga Edi Rama e dallon dhelpëria e veprimit dhe do të shohim të gjitha dhelpëritë nga viti 2018. 

Në 17 maj 2018 u miratua ligji 27/2018 “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”. Në dokumentet shoqëruese mungon njoftimi i Parlamentit që ky ligj e shfuqizonte statusin Muze Kombëtar të Arsimit për Mësonjëtoren. Pra në asnjë çast autorët nuk njoftuan deputetët që ky ligj po ia hiqte statusin Muze Kombëtar i Arsimit “Mësonjëtores së parë shqipe”, Korçë. 

Për tre vjet nga 2018 deri në 2021, u bënë përpjekjet për konvertimin e Muzeut Kombëtar të Arsimit “Mësonjëtorja e parë shqipe” Korçë në një muze lokal arsimi thjesht për Korçën. 

Në datën 10 mars 2021, qeveria nxori VKM 146 me titullin “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e muzeut të arsimit Korçë” dhe menjëherë (pra e kishin bërë punën më parë) inaguruan (fakt i kryer) muzeun lokal të arsimit Korçë. 

Këtu, për herë të parë,  pas 3 vjetësh punën nën rrogoz, ne marrim vesh gjithçka në ditën e inagurimit. Ligji 2018, shpallte mosekzistencën e Muzeut Kombëtar të Arsimit, ndërsa VKM 146 rithemelente një muze tjetër në atë vend. Muzeu kishte konceptim tjetër dhe i gjithë funksioni i muzeut të ri ishte “harresa e faktit që aty kishte qenë Mësonjëtorja e parë Shqipe” Korçë. U hoq tabela në hyrje që njoftonte “Mësonjëtorja e parë shqipe, Korçë, 7 mars 1887”, u hoqën fillimisht edhe shkronjat ABC dhe pena që ishin logot e Muzeut Kombëtar të Arsimit, vetëm që të zhvishej nga çdo imazh që quhej “i vjetër”. Synimi ishte “varfërimi i Kujtesës Kombëtare”. Njerëzit duhej ta harrronin. Në fakt, për ta kujtuar do të kujtohet më vonë Shteti Bektashi. Pra me këtë lëvizje Qeveria e Shqipërisë e kryesuar nga Edi Rama po i grabiste Kulturës Kombëtare Shqiptare margaritarin e Rilindjes Kombëtare, po e vinte në një “magazinë” siç vihen ikonat e vjedhura dhe në çastin që do të shpallte Shtetin Bektashi, të cilin sigurisht do të deklaronte se Shteti Bektashi ka “Mësonjëtoren e parë shqipe”, ka “Vëllezërit Frashëri”, ka konceptimin e Rilindjes Kombëtare. E tëra një manipulim gjigand dhe krejt i pavërtetë e mashtrues. 

Lexo më shumë  Koncepti i politikës së jashtme të Serbisë: Kombinimi i gjeoekonomisë dhe gënjeshtrës në funksion të interesit kombëtar

Kemi shkruar kaq shumë artikuj në atë kohë dhe po i japim këtu linket: 

LIDHJA ME NISMËN PËR SHTETIN BEKTASHI

Dëmi kryesor që do t’i vijë Shqipërisë nga Shteti Bektashi është dëmtimi i figurës së Vëllezërve Frashëri dhe i vetë Rilindjes Kombëtare nga tentativa për rrëmbimin e tyre në Shtetit Bektashi. 

Shteti Bektashi bën sikur nuk e ka mendjen, bën sikur nuk citon, bën sikur po bën punë rutinë, por ndërkohë “autori” i Shtetit Bektashi Edi Rama Kryeministër i Shqipërisë ka vendosur që “Mësonjëtorja” t’i hiqet Korçës, të “varfërohet”, t’i hiqet emri, t’i hiqet statusi “Muze Kombëtar i Arsimit” dhe muzeu lokal e rutinë i  Korçës të mos ketë detyrë trashëguese “Mësonjëtores”. Njerëzit të lexojnë VKM 146 datë 10 mars 2021. 

CILI ËSHTË PËRFITIMI QË KA SHTETI BEKTASHI?  

Qeveria e Shqipëris që drejtohet nga Edi Rama, për interesa okulte të huaja, kërkon t’i japë Shtetit Bektashi sa më shumë argumente kombëtare: “Ne kemi Vëllezërit Frashëri, dhe Vëllezërit Frashëri kanë bërë Mësonjëtoren, kanë konceptuar Rilindjen Kombëtare”. E tërë një abuzim tepër i rëndë me të vërtetën e Vëllezërve Frashëri. 

Vëllezërit Frashëri me konceptimin e Lëvizjes së Rilindjes Kombëtare Shqiptare, shpallën botërorisht braktisjen e Bektashizmit dhe pamjaftueshmërinë e çdo feje për të zgjidhur çështjen kombëtare dhe fetar shqiptare. Kjo është arsyeja që Pashko Vasa, një nga rilindasit kryesorë shpalli devizën e Rilindjes Kombëtare “Feja e shqiptarit është shqiptaria”. 

Që kjo qasje ka qenë kaq e rëndësishme për Shqipërinë e vërteton vetë vepra e secilit rilindast, dhe sot provohet me “dhelpërinë” e Shtetit Bektashi. 

Në këtë mënyrë është planifikuar të funksionojë një nga konspiracionet më të mëdha ndaj Shtetit Shqiptar, Kombit Shqiptar, Kulturës Shqiptare dhe historisë së Shqipërisë. Në këtë mënyrë Shteti Bektashian synon të bëjë për budalla një komb të tërë. 

VËLLEZËRIT FRASHËRI NUK ISHIN BEKTASHINJ POR THJESHT SHQIPTARË

Këtë nuk e vendosim as ne askush tjetër. E vendos vepra e tyre që shprehet kaq shumë për besimin fetar, për shenjtërinë, për çdo besim fetar tjetër.  

Autoriteti më i lartë shpirtëror për Vëllezërit Frashëri ishte Interesi Kombëtar që përfaqësonte Lëvizja e Rilindjes Kombëtare pjesë e të cilës ishin dhe ishin edhe frymëzues e drejtues të saj. 

Ku ishin bektashinjtë në këtë frymëzim të tyre? Aty ku ishin edhe të krishterët? Pra jashtë. 

Pse sillet puna a thua se “sekti bektashi” vendosi të kishte Rilindje Kombëtare. Aspak, nuk është e vërtetë. Sekti bektashi, më saktë pjesa shqiptare,  u vu vetë nën udhëzimin e Rilindjes Kombëtare, pra ishin “të urdhëruar” dhe jo “urdhëronjës”, “ishin zbatue” dhe jo “konceptues”. Vëllezërit Frashëri nuk mund ta bënin lëvizjen pa bashkëpunuar me të gjithë shqiptarët, pra edhe me bektashinjtë, por sot Shteti Bektashi abuzon me faktin e thjeshtë dhe modest që ata u rritën në një mjedis bektashian. 

Lexo më shumë  Koncepti i politikës së jashtme të Serbisë: Kombinimi i gjeoekonomisë dhe gënjeshtrës në funksion të interesit kombëtar

Edhe unë jam rritur në një mjedis bektashi, por unë nuk e konceptoj veten si bektashi dhe bektashizmi nuk më përkufizon. Në vitin 2009, kam shkruar librin “Besa, feja ime, e fëmijëve të mi dhe e bujarëve shqiptarë” për të zbatuar devizën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare “Feja e shqiptarit është shqiptaria”

Pra është devijim i rëndë të thuash që Vëllezërit Frashëri ishin bektashinj, me nënkuptimin që “bektashinjtë” apo “teqetë” deshën një Lëvizje si Rilindje Kombëtare. JO! Nuk është e vërtetë! Nuk ka asnjë provë për këtë. Vëllezërit Frashëri e konceptuan vetë në mënyrë të pavarur Rilindjen Kombëtare dhe gjetën shqiptarë të të gjitha feve të merrnin pjesë. 

Në këtë mënyrë, autorësia mbi konceptin e Lëvizjes së Rilindjes Kombëtare përsa i përket Vëllezërve Frashëri është argumenti kryesor i braktisjes “i shpalljes” së braktisjes së Bektashizmit dhe i pamjaftueshmërisë së çdo feje për të zgjidhur çështjen kombëtare dhe fetare shqiptare. 

Me veprën e tyre në dobit të Rilindjes Kombëtare Vëllezërit Frashëri po i shpallnin vetes, dhe kombit të tyre, pamjaftueshmërinë e besimeve fetare në përgjithësi dhe të sektit bektashi në veçanti për t’i dalë zot Shqipërisë. 

Në këtë mënyrë vepra e Vëllezërve Frashëri që i përkufizon edhe at si individidë janë krejt e kundërta, ose diametralisht e kundërta e përcaktimit “sofist” se “Rilindja Kombëtare qenka frymëzuar nga bektashinjtë”. Është njëlloj si një drejtuese supermarketi të krenohet me gradat shkencore të klientëve të saj. 

Kjo nuk do të thotë që t’ua lëmë meritën një “miks” grupesh të ndryshme fetare e të themi edhe sunitë, edhe katolikët, edhe ortodoksët. Thjesht feja është e pamjaftueshme për të zgjidhur një çështje kombëtare. Atëherë me çfarë të drejte del një besim fetare e thotë “bektashinjët bënë këtë apo atë…” ? 

Të gjithë ata muslimanë e të krishterë patriotë shpallën pamjaftueshmërinë e rreshtimit fetar për të bërë kombin, pra ata nuk i merrni “urdhërat” nga sektet e tyre fetare, por i merrnin drejt e nga shpirti i kombit. 

Abdyl Frashëri njihet për rolin e tij në Lidhjen e Prizrenit. Çfarë lidhja ka kjo me bektashizmin? 

Naim Frashëri njihet për ngritjen e vetëdijes kombëtare dhe sistemin arsimor shqiptar. Çfarë lidhje ka kjo veprimtari me bektashizimin? Asnjë lidhje. 

Naim Frashëri shkroi “Historinë e Skënderbeut” dhe brenda janë provat që ai thuajse e shpallli Gjergj Kastriot Skënderbeun shenjt të Shqipërisë, pra po krijonte figura të reja frymëzuese, gati-gati fetare. Çfarë lidhje ka kjo punë me bektashizmin? 

Sami Frashëri shkroi “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet” (Bukuresht, 1899). Çfarë lidhja ka kjo me bektashizmin? Vepra është aty. 

Rruga Press

YouTube player