Lajme

Përfaqësuesi bullgar: Minishengeni është Jugosllavi e re. Plan bollshevik, i shërben shovinizmit serb

Bullgaria nuk dëshiron që Serbia të lidhet me vendet e rajonit, si Maqedonia dhe Shqipëria, nën marrëveshje të tilla si ajo e minishengenit. Nisma për të krijuar zona të hapura është krijim i një Jugosllavie të re, shprehen kështu nga pala bullgare.

Ideja e të ashtuquajturit “Mini Shengen” nga udhëheqësit e Maqedonisë, Serbisë dhe Shqipërisë do të jetë një dështim për BE-në, tha i dërguari bullgar i BE-së, nënkryetar i partisë parlamentare IMRO BND, Angel Xhambaski.

Lexo më shumë  Reagon deputetja Koçeku: I vetmi mesazh që ky pushtet mundet të ofrojë është dhuna

Ideja e formimit të një zone të tillë në Ballkan mund të shmanget përderisa BE-ja mbështet Bullgarinë në kërkesat e saj ndaj Maqedonisë, tha i dërguari evropian.

Kjo nismë ka një qëllim – formimin e një Jugosllavie të re. Ajo nuk duhet të lejohet dhe çdo politikan i mençur që do stabilitet në Evropë dhe Ballkan duhet ta dënojë këtë plan të bollshevikëve, shkroi në Facebook, Xhambaski.

Lexo më shumë  Partia Demokratike Evropiane reagon sërish për protestat kundër Ramës: Qytetarët meritojnë përgjigje, jo shkopa gome

Sipas tij, një projekt i tillë i shërben kryesisht “shovinizmit të madh serb, personifikimi i të cilit është Aleksandër Vuçiç”.

Rruga Press ©

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *