Bota

Gjermania nënshkruan partneritet energjetik me Katarin për distancimin nga gazi rus

Gjermania dhe Katari ranë dakord ditën e sotme  për një partneritet energjetik, i cili mundëson Katarin  të  furnizojë me gaz natyror të lëngshëm (LNG)  Berlinin në vitin 2024.

Katari do të bëhet pikë  kyçe për strategjinë e ardhshme të energjisë në Gjermani për tu distancuar nga gazit rus, tha kancelari gjerman Olaf Scholz, duke iu drejtuar një konference të përbashkët shtypi me Emirin e Katarit Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani në Berlin, shkruan CNN.

Lexo më shumë  Pse sulmi i Iranit në Izrael mund të dobësojë Rusinë?

“Çështja e sigurisë së energjisë luan një rol të rëndësishëm për ne. Gjermania do të zhvillojë infrastrukturën e saj për të qenë në gjendje të importojë gaz të lëngshëm me anije,” tha Scholz.

Është një hap i madh dhe Katari luan një rol të rëndësishëm në strategjinë tonë”, shtoi lideri gjerman.

Emiri i Katarit u tha gazetarëve në konferencën për shtyp se ai shpreson se vendi i tij do të fillojë furnizimin me gaz natyror të lëngshëm në Gjermani në vitin 2024.

Lexo më shumë  Zelenskyt i prezantohet droni kamikaz ukrainas, i cili tashmë ka arritur fitoret e para kundër Rusisë

RRuga PRess

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *