Lajme

“7 mln euro kursim”? Shërbimet online vështirësi për qytetarët, përfitim për qeverinë

Në Gjirokastër vendimi për t`i kthyer të gjitha shërbimet online i gjeti qytetarët të papërgatitur.

“S’di ta përdor, se kam idenë  fare. Është një punë për të përfituar privatët. E mira do ishte të lihej nja dy muaj sa të sqaroheshin njerëzit.”

Por teksa qytetarët hasin vështirësi, për qeverinë epoka digjitale ka nisur më mirë seç pritej.

Lexo më shumë  National Geographic: Ishulli i Sazanit në Shqipëri ka qenë objekt luftërash për mijëra vjet

Zëvendësministri i Brendshëm Andi Mhilla thotë se deri më tani janë kursyer rreth 7 mln euro.

“Kjo është bërë për shkurtim kohe, për heqje pengesash, për eliminim të çdo fenomeni të paligjshëm dhe patjetër për ulje të shpenzimeve. Deri më tani vlerësohet deri në 7 milionë euro të kursyera.”

Nga Gjirokastra zyrtari i qeverisë kujtoi se të moshuarit dhe ata që nuk kanë njohuri mbi përdorimin e platformës e albania do të asistohen nga punonjësit e administratës.

Lexo më shumë  Dalin përgjimet e SPAK në dosjen e Artur Shehut: Po shkojnë në Zvërnec ca miq me pa pronat

“Këtij grupi personash t’ju shërbehet me prioritet dhe me shumë vëmendje e durim.”

Digjitalizimi i shërbimeve dhe pamundësia për të aksesuar portalin ka detyruar qytetarët t`i drejtohen qendrave private.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *