Opinion/Aktualitet

Mjaft më me standarde të dyfishta!

Nga Enver Robelli

Qenkan mobilizuar diplomatë të rëndësishëm për t’ia përkujtuar Kosovës se duhet të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për t’ia dhuruar Kishës Ortodokse Serbe 24 hektarë tokë.

Në rregull, mund të bëhen këso apelesh, sidomos kur sistemi gjyqësor i Kosovës vendimin për këta hektarë e ka marrë duke u bazuar në një vendim të “drejtësisë” serbe kur Beogradi sundonte arbitrarisht në Kosovë, pra në vitet 90-të. Por janë edhe disa premtime të tjera që diplomatët e dashur nuk duan t’i kujtojnë fare. Janë bërë gati 20 vjet që BE i ka premtuar të gjitha vendeve të Ballkanit anëtarësim në BE dhe asgjë, gati asgjë nuk ka lëvizur në këtë drejtim.

Lexo më shumë  Bushati: Telefonata e Ramës ndaj medias italiane, si thirrja e një kapo bande

Rreth 5 vjet kanë kaluar prej se Kosovës i thuhet se i ka plotësuar kushtet për heqjen e vizave. Dhe asgjë nuk ka ndodhur. Madje motivet për refuzimin e heqjes së vizave ndaj kosovarëve ndërkohë kanë ngjyrime ksenofobe dhe raciste. Kështu që, të dashur diplomatë europianë, keni të drejtë t’ia kujtoni Kosovës disa hektarë tokë, por së pari kapeni veten për hunde dhe mos gjuani me gurë kur vetë jeni në dyqanin e qelqurinave. Mjaft më me standarde të dyfishta!

Lexo më shumë  Kur do ketë Tirana guximin t’i kujtojë Athinës gjenocidin grek në Shqipëri në 1914?

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *