Lajme

Deklarata e ministres se kur parashikohet të përfundojë hekurudha Prishtinë – Tiranë

Shqipëria dhe Kosova, në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive kanë nënshkruar disa marrëveshje bashkëpunimi.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku si projekt me vlera të rëndësishme kombëtare, veçoi ndërtimin e hekurudhës që do të lidhë dy vendet.

Ndërtimi i hekurudhës Tiranë – Prishtinë do të krijojë mundësinë që të gjithë aksesin që Shqipëria ka në Detin Mesdhe, t’ia japi dhe Kosovës.

Lexo më shumë  Ministri Maqedonci ngre alarmin për stërvitjen e planifikuar ushtarake të Serbisë

“Është një projekt që jo vetëm do të lidhë dy vendet me hekurudhë, por edhe përmes konceptit të dy porteve, portit të Durrësit dhe portit të thatë të Prishtinës. Është një koncept shumë modern që është zbatuar në vende shumë të zhvilluara sa i përket tregtisë”, deklaroi ministrja e Infrastrukturës.

Balluku shtoi se mbetet për t’u hapur gara për të pasur një kompani fituese për realizimin e projektit.

Lexo më shumë  Knaus zbulon pse po eskalon Serbia: Dhunë për kërcënim

Ministrja në fund tha se parashikohet se hekurudha mund të përfundojë brenda një harku kohor prej 4 vitesh.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *