Bota

“Ofendoi” Lukashenkon, dënohet me burgim aktivistja bjelloruse

Një gjykatë në Bjellorusi ka dënuar aktivisten e opozitës Ljudmila Ramanoviç me 18 muaj burg për një letër që ajo i dërgoi komitetit hetues në fillim të marsit duke protestuar për përfshirjen e Bjellorusisë në pushtimin e paprovokuar të Ukrainës nga Rusia.

Gjykata e qarkut Maloryta në Bjellorusinë perëndimore e dënoi Ramanovich më 20 qershor pasi e shpalli atë fajtore për “fyerje” të liderit autoritar të vendit Aleksandër Lukashenkon pasi e quajte atë “uzurpator” në letrën e saj.

Lexo më shumë  Izraeli shkatërroi mbi 4000 embrione në Gaza

Lukashenko dhe qeveria e tij kanë qenë jashtëzakonisht të izoluar që kur ai pretendoi se kishte fituar një mandat të gjashtë presidencial në zgjedhjet e diskutueshme presidenciale në gusht të vitit 2020, duke shkaktuar protesta të paprecedentë që sollën edhe arrestime dhe përndjekje ndaj opozitës dhe aktivistëve në Bjellorusi.

I sanksionuar edhe nga Perëndimi, regjimi i Lukashenkos është përballur me reagime të brendshme dhe ndërkombëtare mbi lejimin e trupave ruse të cilat organizuan një pjesë të pushtimit të Ukrainës duke hyrë nga territori bjellorus. /REL

Lexo më shumë  Drejtori i CIA-s: Ukraina mund ta humbë luftën deri në fund të vitit nëse nuk miratohet ndihma e SHBA-së

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *