Lajme

Çfarë po ndodh me euron? Monedha evropiane në pikiadë, kap rekordin historik

Monedha Europiane po bie në rënie të lirë, duke u këmbyer këtë të premte 108.4 lekë, në kursin e Bankës së Shqipërisë. Në të njëjtin trend janë edhe dollari e paundi britanik që po këmbehen nën 101 dhe 126.6 lekë.

Është e natyrshme që me fillimin e sezonit veror, të ketë luhatje në  rënie të monedhave të huaja, por oferta e monedhës europiane është tepër e lartë, duke e zhvlerësuar euron me 10% në raport me qershorin e kaluar.

Lexo më shumë  Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takimi i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Me këtë tendencë, operatorët në treg thonë se rënia e euros do të vazhdojë dhe të prekë rekorde të reja për këtë vit.

Përveç prurjeve valutore që besohet se do të jenë në nivelet më larta historike, paralelisht forcimi i lekut mund të jetë ndikuar edhe nga politika shtrënguese monetare dhe fiskale, që kanë ndikuar në ngadalësimin e rritjes së ofertës së monedhës vendase krahasuar me vitet e mëparshme.

Kjo situatë po favorizon gjithnjë e më shumë ato subjekte që kanë shpenzime në euro dhe të ardhura në lekë, ku përfshihen sidomos importuesit, qeveria shqiptare dhe huamarrësit e tjerë privatë.

Lexo më shumë  Konjufca: Krimet e Serbisë nuk harrohen, Kosova s’do rresht për drejtësi

Forcimi i lekut në teori duhet t’i bëjë më të lira importet dhe të japë një efekt pozitiv në nxitjen e konsumit privat. Gjithashtu, leku më i fortë ul barrën e borxhit në monedhën europiane dhe lehtëson buxhetet nga shpenzimet për pagesën e kësteve të huave.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *