Lajme

Personat e zhdukur me forcë, Kosova ia dërgon kërkesën e parë Serbisë për hapjen e arkivave

Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur i Kosovës i ka dërguar kërkesë presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, për arkivat që do të ndihmojnë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me forcë gjatë luftës.

Bazuar në Deklaratën për Persona të Zhdukur e nënshkruar në Bruksel nga Kosova dhe Serbia, Andin Hoti në emër të komisionit i ka dërguar kërkesën e parë “për qasje të plotë në materialin arkivor, përfshirë por jo e kufizuar në dokumentet e klasifikuara, të lëshuara nga Komanda e shpërbërë e Brigada 37 e ushtrisë jugosllave”.

Lexo më shumë  Politico: Zelensky bëri një gabim të madh politik në Ballkan

“Dhënia e qasjes së plotë në këtë material do të shërbente për zbardhjen e rrethanave të vrasjeve dhe transferin e mbetjeve të shqiptarëve të zhdukur me forcë dhe do të kontribuoj direkt në zbardhjen e fatit të të zhdukurve me forcë në rajonin e Drenicës”, thuhet në shkresë.

Hoti ka thënë se kanë filluar me Drenicën sepse “pikërisht në Drenicë, Serbia ka filluar me krimet masive ndaj popullit shqiptar”.

Lexo më shumë  “Skemë puçiste”, Mekuli ngre dyshime ‘të forta’: Kush e regjistroi dramën në Kuvend?

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *