Carabregu: Serbia jo vetëm që nuk ka reciprokuar në të njëjtën frymë, por është përgjigjur me armiqësi dhe oportunizëm të paskrupull
Studiuesi i filozofisë, njëherësh profesori universitar, Gent Carabregu, ka shfrytëzuar llogarinë e tij në rrjetin social Facebook për të komentuar procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
Në këtë kontekst, modusin dialogues të palës kosovare, përkatësisht të kryeministrit të Republikës së Kosovës, studiuesi Carabregu e ka këndvështruar në trajtë afirmative, ndërkohë ka ngre alarmin për destruktivitetin e Serbisë por edhe qasjen anuese të përfaqësuseve të BE-së, të cilët shqeto po i mbajnë ison palës serbe.Së këndejmi, profesori Carbregu, i ka vënë në thumb të kritikës edhe bartësit paraprak të dialogut kosovar, gjëgjësisht parardhësit qeveritar të Kuritit, të cilët sipas studiuesit të filozosifizë, me fleksibilitetin e tyre, i kane ushqyer Serbisë qasjen armiqesore ndaj Republikës Kosovës.
Ky është komenti i plotë i studiuesit Carabregu:
Nuk është hera e parë që luajmë lojëra sekuenciale me Serbinë. Dhe çfarë na mëson historia e afërt? Sa herë ne kemi bërë hapin e parë super zemërgjerë, Serbia jo vetëm që nuk ka reciprokuar në të njëjtën frymë, por është përgjigjur me armiqësi dhe oportunizëm të paskrupull. E njëjta qasje të paktën që prej Rambujesë e deri më sot. Çfarë përfundimi logjik mund të nxjerrim nga kjo? Qartas Serbia nuk është e interesuar të luajë “tit për tat” (me të njëjtën monedhë) me ne. Ajo është lojtare krejtësisht jobashkëpunuese, thënë më së buti. Për herë të parë një qeveri e Kosovës po e shpërfaq këtë fakt haptas dhe me këmbëngulje po refuzon të luajë lojën krejtësisht joracionale që loznin pararendëset e veta në të shkuarën. E pamësuar me përfaqësues kosovarë racionalë, si arbitër i lojës bashkësia ndërkombëtare po ndihet si ai personi i gjendur para një befasie të pakëndshme: ore, çka po ndodhë me këta njerëz? Kur u bënë këta refugjatë me kërku sekuencim fer në dialog me Serbinë dhe mos me u stepë para masave tona ndëshkuese? A nuk janë këta populli i Bllacës e i Kukësit, i miqësisë së përjetshme me Perëndimin, dhe i të kuptuarit të marrëdhënieve ndërkombëtare sipas kutit të marrëdhënieve katundare? E jo pra, nuk jemi më këta! Shtet-formimi, sado i ngadaltë e i papërfunduar, ka filluar të prodhojë ndopak racionalitet strategjik edhe te shoqëria dhe politika kosovare—më në fund. Kemi filluar edhe ne te bëhemi disi si ju evropianët modernë, pra të përvetësojmë kanunin e racionalitetit instrumental e strategjik, atë të “raison d’état”, e kështu me radhë. Jo domosdo pse ju konsiderojmë qytetërim sipëror nga pikëpamja morale, por për shkak se në një botë të organizuar sipas parimeve tuaja, duhet të luash sipas tyre po deshe të mbijetosh. Të na bëni hallall që po bëhemi si ju!
Rruga Press