Qosja: Prokurorët dhe Gjyqtarët e korruptuar kanë formuar një kartel dhe po mbrojnë korrupsionin sistemik që i solli në postet e tyre
Shkrimtari dhe publicisti Rexhep Qosja ka shkruar sot se në Kosovë është formuar një kartel, siç e ka quajtur ai, “diktaturë gjyqësore”.
Sipas shkrimtarit Qosja, ky lloj karteli po e mbron korrupsionin sistematik dhe nëse nuk shkarkohen gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, nuk mund të shërohet Kosova.
Lexo më shumë Rama lëshon Ballukun/ Top Channel nis sulmin: "Pse SPAK vonon kërkesën për arrestimin"
“Nëse nuk i shkarkoni dhe dënoni prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar, nuk mund ta shëroni Kosovën. Ata e kanë formuar një kartel (një diktaturë gjyqësore) dhe po mbrojnë korrupsionin sistemik që i solli në postet e tyre”, shkroi Qosja.
Rruga Press

