KryesoreLajme

Kurti takon të ngarkuarën me punë në Ambasadën e SHBA, flasin për formimin e institucioneve pas zgjedhjeve

Kryeministri Albin Kurti takoi të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit Kurti dhe e ngarkuara me punë, Prattipati diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, me theks te mbarëvajtja e zgjedhjeve të 9 shkurtit, përmbyllja e procesit zgjedhor dhe hapat drejt formimit të institucioneve në legjislaturën e 9-të.

Lexo më shumë  Raporti më i fundit i Agjencisë Evropiane të Mjedisit nxjerr në pah një nga dështimet më serioze të qeverisjes mjedisore në Shqipëri: degradimin e vazhdueshëm të cilësisë së ujërave larës

“Teksa presim përfundimin e numërimit të votave dhe certifikimit të rezultatit zgjedhor nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kryeministri u shpreh se qeveria po vazhdon punën e saj të përditshme në përmbushjen e detyrave e përgjegjësive dhe shërbimin ndaj të gjithë qytetarëve, pa dallim”, thuhet në njoftim.

Ai falënderoi të ngarkuarën me punë në ambasadën amerikane, Prattipati për kontributin e madh dhe mbështetjen e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës.

Lexo më shumë  Revista amerikane: Protesta më e madhe pas rënies së komunizmit kërcënon seriozisht pushtetin e Edi Ramës
YouTube player