KryesoreLajme

Ambasadori Zemaj takon Shefin e Misionit të SHBA-ve në NATO, diskutohet siguria në Ballkan

Ambasadori i Kosovës në NATO, Astrit Zemaj, është pritur në një takim pune nga Shefi i Misionit të SHBA-ve në NATO, Scott M. Oudkirk.

Gjatë takimit, palët diskutuan çështje kyçe të sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Zemaj e cilësoi këtë takim si jashtëzakonisht të rëndësishëm, duke theksuar rolin e SHBA-ve si mbështetës dhe promotor i lirisë, demokracisë dhe forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Lexo më shumë  Spanjë/ Zbulohet baza e kokainës së mafias shqiptare, kapen 10 ton drogë me vlerë 145 milionë euro

Ai vlerësoi gjithashtu praninë e trupave amerikane në Kosovë në kuadër të misionit të NATO-s, KFOR-it, të cilat, sipas tij, për tri dekada kanë qenë garantues të stabilitetit në vend dhe në rajon.

Në fokus të bisedimeve ishin sfidat e sigurisë në Ballkan, bashkëpunimi strategjik dhe prioritetet për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në Kosovë dhe më gjerë.

Lexo më shumë  “Më kanë thirrur në prokurori, mos mbaj mesazhe për pishinën”/ Dëshmia në dosjen Balluku: Fshihen komunikimet për vilën luksoze në Dhërmi

Zemaj ritheksoi përkushtimin e Kosovës për integrime euroatlantike, duke vlerësuar miqësinë me Shtetet e Bashkuara si thelbësore për këtë proces.

YouTube player