Lajme

Braho alarmoi për atentat ndaj Enkelejd Alibeajt, merret në mbrojtje nga garda: Berisha do dhunë dhe gjak

Nënkryetari i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj është marrë nën mbrojtje nga garda e Republikës pas kërcënimeve me vdekje.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale ai shkruan se Berisha do dhunë dhe gjak dhe kërkon që demokratët të përplasen me njëri tjetrin ndërkohë vetë është fshehur.

“Sali Berisha do dhune dhe gjak. Nxit demokratet te perplasen me njeri tjetrin dhe vete eshte fshehur. Turp! Kjo eshte fytyra e vertete e Sali Berishes. Te dhunoje kedo qe nuk mendon si ai!”, shkruan ai.

Lexo më shumë  Dita 18: Rama jepe Dorëheqjen! - Mijëra qytetarë do të dalin sot në orën 19:00 para Kryeministrisë kundër Edi Ramës

Një ditë më parë, ish-deputeti Spartak Braho ishte shprehur se sipas burimeve të tij planifikohet që gjatë protestës të qëllohet mbas shpine një deputet me inicialet E. A. dhe po të njëjtit i tërhoqi vëmendjen që të tregohet i kujdesshëm gjatë ditës së sotme. I vetmi me këto iniciale nga radhët e Partisë Demokratike është pikërisht deputeti Enkelejd Alibeaj.

Lexo më shumë  Marta Kos, mikja e Edi Ramës që akuzohet se ka qenë anëtare e UDB-së

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *