Lajme

Kosova e Shqipëria synojnë zgjerim të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe edukimit ushtarak

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim komandantin e Akademisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneralmajor Ferdinant Dimo.

Në njoftimin e FSK-së thuhet se të dy gjeneralët riafirmuan përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy institucioneve ushtarake, duke vlerësuar se bashkëpunimi në fushën e arsimimit dhe edukimit ushtarak përbën një dimension të rëndësishëm në zhvillimin profesional dhe institucional të të dy forcave.

Lexo më shumë  Kurti: Presim që këto ditë ekspertët ta përmbyllin draftin e Ligjit për Specialen

Përveç bashkëpunimit në fushën e arsimimit dhe edukimit ushtarak, thuhet se është diskutuar edhe për bashkëpunimin në shkëmbimin e përvojave profesionale, si dhe mundësitë për zgjerimin dhe avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërinstitucional.

“Gjenerallejtënant Jashari vlerësoi bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet dy forcave, duke theksuar rëndësinë e bashkërendimit të aktiviteteve në fushën e edukimit dhe trajnimit ushtarak, si dhe të shkëmbimit të përvojave, në funksion të zhvillimit të mëtejmë të njohurive dhe aftësive profesionale të personelit ushtarak”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar

Rruga Press

YouTube player