Gjeopolitikë

Shefi i NATO-s i prerë kundër kërkesave ruse: E papranueshme

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s u takuan të premten përmes një video-konference për të diskutuar mbi situatën në Ukrainë.

Aleanca perëndimore druhet se ekziston rreziku për një konflikt ushtarak nëse përpjekjet diplomatike për çtensionimin e krizës dështojnë.

Sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg deklaroi se kërkesat e Moskës për zgjidhjen e situatës janë të papranueshme dhe shtoi se Perëndimi do të vijojë të mbështesë Ukrainën.

“Ideja se Ukraina përbën kërcënim për Rusinë ka si qëllim trazimin e situatës. Ukraina nuk është kërcënim për Rusinë. Mendoj se ideja për një Ukrainë demokratike dhe të qëndrueshme është kërcënimi real. Ndaj NATO do vijojë t’i ofrojë mbështetje partnerit të saj, por njëkohësisht duke pranuar se Ukraina është një vend partner dhe jo aleat i NATO-s”, tha Jens Stoltenberg.

Lexo më shumë  Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas “sulmit me dronë ukrainas”

Moska e konsideron Ukrainën si pjesë të “sferës së saj të influencës” dhe kërkon garanci se vendi nuk do të jetë pjesë e aleancës ushtarake perëndimore.

Kërkesa në fjalë është hedhur poshtë si nga SHBA edhe vetë NATO, që deklarojnë se është e drejtë e një vendi sovran për të zgjedhur aleancat.

Megjithatë, liderët evropianë kanë qenë më të rezervuar sa i takon perspektivës euro-atlantike të Ukrainës.

Lexo më shumë  Pentagoni thotë se do të ‘shpejtojë’ dërgimin e raketave Patriot në Ukrainë

Javën e ardhshme, çështja do të jetë në fokus të një seri aktiviteteve diplomatike mes zyrtarëve amerikanë dhe atyre rusë, që do të takohen në Gjenevë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *