Bota

Bie papunësia në BE ndërkohë që Europa redukton ndjeshëm masat antiCovid!

Më pak njerëz ishin pa punë në Europë në janar 2022 sesa një vit më parë pasi ekonomia europiane fillon të rikthehet nga ndikimi i pandemisë COVD-19.

Numri i të papunëve në të gjithë Bashkimin Europian ra nga 7.5% në janar 2021 në 6.2% në janar 2022, me një total prej 13.3 milionë pa punë, duke rënë 2.5 milionë.

Lexo më shumë  “Autoriteti Palestinez i gatshëm ta qeverisë Gazën”, njofton kryeministri i Palestinës

Por 2.5 milionë njerëz, ose 14%, nën moshën 25 vjeç në BE ishin pa punë.

Shifrat, të publikuara nga Eurostat, ndryshojnë shumë në 27 shtetet anëtare të BE-së. Greqia dhe Spanja kanë normat më të këqija të papunësisë, me 13.3% dhe 12.7%. Pak më pak se një e treta e spanjollëve dhe grekëve nën 25 vjeç janë pa punë.

Lexo më shumë  Ministri i mbrojtjes italiane: Sulmet ndaj civilëve të Gazës nuk mund të justifikohen më

Normat më të ulëta të papunësisë në BE ishin Republika Çeke, 2,2%, dhe Malta, 3,1%./scan/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *