Bota

Hetuesit e Hagës nisen drejt Ukrainës

Sot ka nisur një hetim për krime të luftës lidhur me pushtimin e Ukrainës nga Rusia, pasi një numër i paprecedentë vendesh e mbështetën këtë, raporton The Guardian.

Karim Khan, kryeprokurori për Gjykatën Penale Ndërkombëtare tha se ai do ta fillojë punën “sa më shpejt të jetë e mundur” për të dëshmuar krime të mundshme kundër njerëzimit ose gjenocid, të kryer në Ukrainë.

Referimi për hetim është bërë nga 39 vende, duke përfshirë Britaninë e Madhe, kryeministri i së cilës tha se është i bindur se Rusia po kryen krime lufte në Ukrainë. Kjo ia mundësoi kryeprokurorit të kërkojë miratimin e gjykatës në Hagë për nisjen e hetimeve.

Lexo më shumë  Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Nisja e hetimeve vjen pasi kryeqyteti i Ukrainës, Kyivi është rrethuar dhe ministria ruse e mbrojtjes thotë se e ka marrë “nën kontroll të plotë” qytetin e Khersonit, një qytet-port në jug të Ukrainës, pranë gadishullit të Krimesë.

Kryeprokurori Khan tha se një ekip hetuesish tashmë po udhëton drejt Ukrainës.

Në një deklaratë për BBC-në, i pyetur në lidhje me raportimet se Rusia po përdor bomba me vakum në zonat civile, kryeprokurori Khan tha se “është e qartë… drejtimi i sulmeve kundër civilëve dhe objekteve civile përbën një krim lufte”.

Lexo më shumë  Gërvalla: Paqja në Evropë mund të sigurohet vetëm duke ndalur të gjithë së bashku Rusinë dhe Serbinë

Ndërsa pushtimi rus ka hyrë në javën e dytë, agjencia e OKB-së për refugjatët vlerësoi se deri tani nga Ukraina kanë ikur 1 milion njerëz, duke e bërë atë eksodin më të madh të refugjatëve në këtë shekull.

Që nga fillimi i pushtimit kanë vdekur më shumë se 2,000 civilë, tha shërbimi i emergjencës shtetërore të Ukrainës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *