Bota

Aleati i Putinit, Prigozhin shanë zyrtarët rusë në një video: Këta janë trupat e pajetë të grupit të Wagnerit

Kreu i grupit mercenar rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin publikoi një video teksa dëgjohet duke sharë zyrtarët e shtetit të Rusisë.

Prigozhin qëndron pranë trupave të supozuar të mercenarëve dhe sulmon Kremlinin.

“Këta djem këtu janë vagnerët që vdiqën sot. Gjaku është ende i freskët. Filmoni të gjithë!””, thotë fillimisht ai.

“Këta janë baballarët dhe djemtë e dikujt. Dhe ju që nuk na jepni municion do të digjeni në ferr! Ju uleni në klubet tuaja luksoze ndërsa fëmijët tuaj janë të varur prej publikimit të videove në YouTube. Mendoni se jeni zotërit e kësaj jete? Mendoni se mund t’i asgjësoni jetët e tyre? Nëse keni magazina plot me municion, atëherë mundeni”, pohoi aleati i presidentit rus, Vladimir Putin.

Në video, ai kërkon t’i dorëzohet municion dhe fton ministrin rus të Mbrojtjes, Sergey Shoigu dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Ruse Valery Gerasimov të shikojnë trupat e pajetë.

Lexo më shumë  Vulini: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Ndryshe, Putini raportohet se ka urdhëruar ministrin e Mbrojtjes që të ndalojë furnizimin me armë të Wagnerit, pasi grupi ka fituar popullaritet të madh në shtetin rus pas disa fitoreve në Ukrainë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *