Bota

Taktikë apo dështim? Rusia tërhiqet nga beteja për qytetin kyç në Ukrainë

Yevgeny Prigozhin, themeluesi i grupit paraushtarak rus Ëagner në Rusi, tha në një njoftim të papritur të premten se forcat e tij do të largoheshin nga qyteti ukrainas i Bakhmutit, të cilin ata po përpiqeshin ta pushtonin që nga vera e kaluar.

Prigozhin tha se ata do të largohen më 10 maj për shkak të humbjeve të mëdha dhe furnizimeve të pamjaftueshme të municioneve, shkruan rel.

“Unë deklaroj në emër të luftëtarëve Wagner, në emër të komandës Wagner, se më 10 maj 2023, ne jemi të detyruar të transferojmë pozicionet në vendbanimin Bakhmut në njësitë e ministrisë së mbrojtjes dhe të tërheqim trupat e mbetur të Ëagnerit në kampet e logjistikës”, tha Prigozhin në një deklaratë.

Lexo më shumë  Tajvani: Kina dërgoi avionë ushtarakë në territorin e saj

“Unë po i tërheq njësitë Wagner nga Bakhmuti sepse në mungesë të municioneve ato janë të destinuara të humbasin në mënyrë të pakuptimtë”, shtoi ai.

Wagner ka qenë në krye të përpjekjes së Rusisë për të kapur Bakhmutin që nga vera e kaluar, në betejën më të gjatë dhe më të përgjakshme të luftës në Ukrainë, që nisi në shkurt të vitit 2022.

Lexo më shumë  Pentagoni thotë se do të ‘shpejtojë’ dërgimin e raketave Patriot në Ukrainë

Nuk ishte e qartë nëse deklarata e Prigozhin mund të merret seriozisht, pasi ai ka postuar shpesh komente impulsive në të kaluarën.

Vetëm javën e kaluar ai tërhoqi një deklaratë që tha se e kishte bërë si “shaka”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *