Lajme

Aprovohet nisja e hetimeve ndaj komisionerit të BE-së, Oliver Várhelyi

Parlamenti Europian ka miratuar zyrtarisht kërkesën për hetim ndaj Komisionerit Oliver Várhelyi, rreth rolit të tij në Ballkanin Perëndimor. Parlamenti ka miratuar kërkesën e eurodeputëve me 357 vota pro, 180 kundër dhe 95 abstenime.

Ai do të hetohet për favorizimin e Serbisë gjatë negociatave të zgjerimit të organizatës. Një nga rolet kryesore sipas tyre është që  të mbrojë integritetin territorial të Bosnjë dhe Hercegovinës, të promovojë demokracinë në Serbi dhe të sigurojë paqen dhe stabilitetin në Mal të Zi dhe Kosovë dhe jo të bëjë të kundërtën.

Lexo më shumë  Gjermania zoton 90 milionë euro për punësim, energji dhe integrim të Kosovës në BE

Një nga argumentet e eurodeputetëve është se komisioneri Várhelyi vazhdimisht relativizon sulmet e presidentit serb Aleksandër Vuçiq ndaj demokracisë. Sipas tyre ai gjithashtu mbështet veprimet e Milorad Dodik.

Komisionieri i zgjerimit Varhelyi konsiderohet si njeriu i Orbanit në Bruksel dhe është kritikuar edhe më parë për sjellje miqësore dhe të butë ndaj autokratëve të Ballkanit, sidomos presidentit serb, Aleksander Vuçiq.

Lexo më shumë  Konjufca: Heroi Ilaz Kodra është ndër figurat më emblematike të UÇK

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *