Pritet hetim/ Komisioneri Varhelyi që raportoi për demokraci në Serbi dhe mbështeti Ballkanin e Hapur vihet nën radarin e BE-së

Komisioni Evropian pritet të nisë një hetim  kundër Komisionerit të Zgjerimit të BE-së, Oliver Varhelyi.

Raportohet se raporti i cili kërkon marrjen e këtij vendimi është pranuar tashmë nga komiteti i punëve të jashtme të PE.

Komisioneri përgjegjës për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimin synon qëllimisht të anashkalojë dhe minojë rëndësinë qendrore të reformave demokratike dhe të sundimit të ligjit të vendeve që aderojnë në BE”.– thuhet në raportin e miratuar tashmë nga Komiteti i Punëve të Jashtme të BE-së.

Në këtë raport, ata bëjnë thirrje gjithashtu për një hetim të nisur nga Komisioni Evropian për të kontrolluar aktivitetet aktuale të komisionerit. Vetë raporti pritet të votohet në Parlamentin Evropian në ditët në vijim.

Janë botuar shumë artikuj dhe qarkullojnë informacione të tjera se, sipas përfaqësuesit, se Varhelyi përpiqet të vendosë në plan të dytë pritshmëritë nga aspektet e demokracisë dhe shtetit ligjor kur vlerëson performancën e vendeve që dëshirojnë të anëtarësohen. Reuten shton se Varhelyi kujdeset që gjithmonë të thotë diçka ndryshe në publik.

Lexo më shumë  Partitë politike shqiptare në Maqedoni të Veriut gjithnjë e më shumë po i përngjajnë LDK-së

Varhelyi u kritikua gjithashtu nga Parlamenti Evropian verën e kaluar për arsye të ngjashme. Në atë kohë, në raportin e tij për Serbinë, parlamenti shprehu shqetësim për pretendimet e publikut se Varhelyi nuk i kushtonte rëndësi të mjaftueshme disa çështjeve që lidhen me sundimin e ligjit në vendet në pritje të pranimit.

Kujtojmë se Varhelyi është akuzuar më parë se pozitën e tij si komisioner në BE e përdor për llogari të kryeministrit hungarez, Victor Orban, është aluduar edhe për afërsi me presidentin serb Vuçiq dhe atë të Republika Serbska në Bosnje-Hercegovinë, Milorad Dodik.

Lexo më shumë  Albin Kurti, si “Pasqyrë e Fundit” për Serbinë!

Raporti i tij për Serbinë u konsiderua skandaloz dhe që nuk paraqet realitetin në shtetin serb ku presidenti i vendit ushtron pushtet dhe metoda jodemokratike kontrolli.

Poashtu, Varhelyi shprehu gadishmëri që të paraqitej në një prej takimeve Open Balkan, ku tentoi që praninë dhe miratimin e tij personal për projetin serb për rajonin ta paraqesë si miratim të këtij projeti nga BE-ja.

Nga BE-ja nuk nguruan që të distancohen dhe të theksojnë se mbështetja që Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi kishte dhënë për Ballkanin e Hapur nuk ishte qëndrim i BE-së, por vetëm qëndrim i tij si civil.

Ky është vetëm një episod i shkurtër që tregon për shpërdorim të detyrës nga Varhelyi në agjenda që nuk i përkasin BE-së. Marrja në konsideratë e shkeljeve të tilla përmes hetimeve dhe veprimeve në lidhje me këto hetime i bëjnë nder kredibilitetit të BE-së, rrugës së pakompromentuar të shteteve të Ballkanit Perëndimor për integrim në BE, si dhe shmangies së influencës që shtete, regjime dhe udhëheqës autoritarë mund të ushtrojnë brenda BE-së.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

AlbanianEnglishFrenchGermanItalianPortuguese