Lajme

Pallati në Kombinat, Goci: Është në këmbë pas disa tërmeteve e sakatimeve me eskavator, banorët janë pre e Bashkisë

Aktivisti dhe pedagogu Ervin Goci ka ngritur dyshime mbi mënyrën se si shpallen të pabanueshëm godinat e dëmtuara nga tërmeti. Në një postim në Facebook, Goci ka publikuar disa foto nga pallati në Kombinat që me vendim të Bashkisë Tiranë duhet shembur, ndërsa banorët nuk e lirojnë. Krah fotove, Goci shkruan se pas disa tërmeteve ky pallat nuk ka pëuar asnjë dëm, gjë që tregon se banorët janë viktima të Bashkisë Tiranë. Por, këtu ai ngre pikëpyetje lidhur me të gjitha godinat që janë shembur.

Postimi:

Ky pallati eshte pa strukture, e kane goditur e sakatuar me kove eskavatori e me matrapik buldozeri dhe eshte akoma ne kembe. Para tri ditesh ra nje termet qe specialistet thone se ishte mes 6 deri 7 balle, eshte akoma ne kembe.
Akoma ne kembe edhe pasi eksponenti mafias qe drejton Bashkine, shpalli se u kishte shpetuar shpetuar jeten banoreve te shkulur si qemoti prej aty. E kuptoni nivelin e mashtrimit? Po te ishte me ds5, apo dhe ds4, do mund te qendronte ne kembe pas 6 ballesh termet? Si mendoni? Pyetja qe vjen natyrshem, a ka patur realisht ndonje pallat te demtuar ashtu siç eshte deklaruar, apo banoret e shkrete rane pre e grabitqareve te pasurive te qytetareve? Gjashte çeshtje kane fituar banoret e Kombinatit ndaj Bashkise, pikerisht per kete gje, nderkohe Erion Veliaj, qe do duhet te ishte pas hekurave, qarkullon si bamires neper Tirane, e madje duke shkruar elegji per krimet qe ka bere vete. Tirana ka nevoje per dekriminalizim te sektorit te ndertimit, ka nevoje per garancira politike per pronat e qytetareve, mbi te gjitha ka nevoje per rehabilitim moral ndaj atyre qe u eshte shkaterruar jeta. Pa keto, nuk ka platforme per Tiranen. Gjithçka qe do degjoni perveç ketyre, jane llogje, asnje te vertete nuk kane, thjesht zgjasin alivanine.

Rruga Press

Lexo më shumë  Brnabiqi e Vulini në Banja Lukë – tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *