Lajme

Rrìhèt sekretari i organizatës bullgare në Ohër/ Bullgaria me notë proteste për Maqedoninë e V.

Në Ministrinë e Jashtme bullgare do të ftohet ambasadorja e Maqedonisë së Veriut, Agnesa Rusi, ku do t`i jepet notë proteste lidhur me rrahjen e mbrëmshme në Ohër.

Ministria e Jashtme bullgare thotë se bëhet fjalë për vepër të rëndë kriminale të kryer ndaj një qytetari të Maqedonisë së Veriut, i cili është sekretar i organizatës bullgare “Borisi i Tretë” në Ohër.

Nga Sofja thonë se Ministri i Jashtëm bullgar, Nikolaj Milkov, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun nga RMV-ja, Bujar Osmani, nga i cili është siguruar se do të zbatohen hetimet e domosdoshme nga organet përkatëse.

Lexo më shumë  Durmishi për ndalimin e udhëtarëve nga Serbia: Janë njoftuar vendet e QUINT-it

Konsulli bullgar në Manastir dhe një ekip i ambasadës bullgare në Shkup janë dërguar në Ohër.

“Fatkeqësisht, sulmi i 19 Janarit 2023 është shembull indikativ për pasojat e rënda të mungesës sistematike të reagimit adekuat nga ana e RMV-së, duke llogaritur edhe pamundësinë e realizimit të obligimeve të tyre – të garantojë sigurinë e qytetarëve të saj” – thonë nga MJP bullgare.

Lexo më shumë  DASH: Ndalimet arbitrare të qytetarëve dhe policëve të Kosovës, veprime përshkallëzuese

Policia e Ohrit ka njoftuar se është denoncuar sulmi ndaj një 21-vjecari nga Ohri në një objekt hotelerik. Sipas denoncimit ai ka qenë i sulmuar nga tre bashkëqytetarë të tij, ku më pas i është dhënë ndihma e parë në Spitalin e Ohrit.

Policia thotë se Prokurori Publik dhe SPB-Ohër po marrin masa për zbardhjen e rastit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *