Koncepti ballkanas përjashtimor dhe koncepti shqiptar përfshirës/ Politika sovrane shqiptare në Ballkan e ndihmon Evropën
Nga Roland Amzai
Banka Boterore thote:
Kosova do te kete zhvillimin me te madh ne rajon. 3.7 % GDP YOY
Mali i Zi – 3.4 %
Bosnja dhe Hercegovina 2.5 %
Maqedonia e Veriut 2.4 %
Shqiperia 2.3 %
Serbia 2.2 %
Normat e larta te interesit, nga ana tjeter rrezikojne ta dermojne ekonimine serbe ne sektorin e pasurise se patundshme , kurse shpenzimet e larta ne ushtri do te ulin kapacitetin e shperndarjes ne zerat e tjere buxhetore.
Shqiperia nga ana tjeter, pritet te kete marredhenie te keqija me borxhin e jashtem dhe kontratat e majme PPP.
Ky parashikim pozitiv, vjen edhe ne kohen kur Banka Qendrore e Kosoves paralajmeron rritje te normave te interesit per zbutjen e inflacionit.
Ne vitin 2024 parashikimet jane akoma me optimiste, ne nje rritje prej 4.2 %.
Populli me optimist ne Ballkan, eshte populli i Kosoves edhe nga aspekti i sentimentit ekonomik.
Ne kohen kur Kosova eshte kaq larte me perspektiven ekonomike, pervec tjerave, vertetohet se aventura me Ballkanin e Hapur nuk ja vlen as te merret ne konsiderate.
Gazetari boshnjak, Jasmin Mujanovic, pas ketij raporti te Bankes Boterore qemton nderkombetaret kur thote :
” SHBA, si avokatja kryesore nderkombetare e konceptit te Ballkanit të Hapur, tani do te duhet te shpjegoje se pse zona e saj e preferuar ekonomike po mbetet prapa atyre vendeve qe jane te kujdesshem për integrimin e ekonomive të tyre me Beogradin autokratik te afert me Rusine”.
Po nga ana tjeter, ky mund te jete dhe kunder argumeti ne vetvete i kesaj iniciative. Meqe ekonomia serbe kapi pikun e saj, me mbipopullimin e Beogradit, shprazjen e provincave, shpenzimet e pakontrolluara ne ushtri dhe subvencionet e eksportit, po vjen ne nje pike kthese te stanjacionit. E meqe eshte keshtu, Serbia ka nevoje per nje stimul te ri. Stimujt monetare e fiskale jane problematike per nje mondedhe te dobet si dinari vendas. Per pasoje, Serbise i duhet nje ekspansion i ri ekonomik.
Sepse me te drejte Serbia, por edhe zyrtaret e Shqiperise dhe Maqedonise se Veriut mund te thone se efektet e Ballkanit te Hapur nuk kane ndodhur, sepse ende nuk eshte vene ne zbatim si projekt.
Pyetja qe shtrohet eshte: Pse kete mundesi duhet t’ja jape Shqiperia dhe Kosova? A mos i kemi ndonje borxh?
Teza eshte e vjeter por ende qendron. Ne jemi europiane. Po para se gjithash jemi shqiptare. Si te tille, duke realizuar veten ndihmojme edhe Europen. Koncepti i ballkanasve eshte nje koncept perjashtimor i nje Europe ekstreme, fashiste. Koncepti i jugosllavise madje eshte nje identitet integral i percudnuar i gjeografise se gadishullit, por eshte nje koncept perjashtimor politik i kontinentit.
Si me thene, ” Ju serbet meqe keni fuqine ushtarake dhe ekonomike merruni me krejt popujt e tjere atje, se ne kemi pune te tjera”.
Nga ana tjeter, koncepti i identitetit shqiptar eshte perfshires. Nje politike sovrane shqiptare ne Ballkan e ndihmon Europen. Nje Europe qe eshte e afte te mbroje veten, e ndihmon dhe SHBA-ne.
Kjo horizontale pavaresie eshte garanci me e mire per te ruajtur balancat ne Ballkan, ne kontinentin e vjeter e bile ne krejt hemisferen perendimore te globit.
Rruga Press