Luftime të ashpra në Ukrainë. Kievi: Kemi vrarë 740 rus në 24-orë
Ukraina informon se vetëm gjatë 24-orëve të fundit janë vrarë në fushëbetejë 740 pjesëtar të personelit ushtarak rus.
Në përditësimin e fundit të humbjeve të armikut, Forcat e Armatosura të Ukrainës thanë se 114,130 trupa ruse janë “likuiduar” që nga fillimi i luftës në muajin shkurt.
Në njoftim gjithashtu se 3,098 tanke, 286 avionë dhe 2,086 sisteme artilerie janë shkatërruar.
Lexo më shumë Prodhim masiv në Gjermani – dronët e rinj për ukrainasit do të arrijnë deri në 1500 km
Ndërkohë që nga ana tjetër Rusia nuk ka publikuar përditësime të rregullta në lidhje mbi bilancin e humbjeve në Ukrainë.
Rruga Press

