Lajme

50 mijë litra naftë kontrabandë, sekuestrohet anija e peshkimit në Durrës

Sekuestrohet një anije peshkimi me naftë kontrabandë në Portin e Durrësit.

Burime nga policia dhe dogana thonë për mediat se janë sekuestruar rreth 50 mijë litra naftë.

Anija “Geni” është e katërta anije peshkimi që zbulohet që ka naftë kontrabandë në hambarin e saj. Anijet e pëshkimit, prej vitesh bëjnë kontrabandë nafte në vendin tonë.

Ato e marrin naftën me çmim shumë të ulët në vendet e Lindjes së Mesme, me pretendimin se po furnizohen për nevojat e veta  dhe pastaj e shesin në treg me çmim shumë herë më të lartë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *