‘Parisi i Ballkanit’, National Geographic repotazh për Voskopojën
National Geographic i ka kushtuar një reportazh Voskopojës.
Teksa e cilëson si ‘Parisin e Ballkanit’, në artikull shkruhet se në Voskopojë gjendjen 5 kisha ku shfaqet madhështia e artit të afreskut të krishterë ortodoks.
“Nuk ka objekte të tjera në Shqipëri apo në botë si kishat e Voskopojës dhe afresket e tyre. Qeveria i caktoi ato Monument Kulture dhe në vitin 2020 njohu qendrën e fshatit ku ndodhen shumica e tyre si Ansambël Historik”, thuhet ndër të tjera në artikull.
Voskopoja u cilësua si ‘Parisi i Ballkanit’ në vitin 1760 sipas disa vëzhguesve, pasi pikërisht atëherë ajo fillojë të lulëzojë.
Në atë kohë, Voskopoja kontrollonte një rrugën tregtare tokësore midis Adriatikut dhe Stambollit, që lidhte osmanët me dogët në Venecia, habsburgët në Vjenë dhe më gjerë, duke i sjellë fitime të mëdha.
Në kulmin e saj, funksiononin rreth 50 esnafe artizanale, duke tërhequr dhe trajnuar artizanë si rrobaqepës, argjendarë dhe armëpunues. Për njëfarë kohe, Voskopja kishte të vetmen shtypshkronjë në Perandorinë Osmane.
Rruga Press