Lajme

Sefer Isufi emërohet Këshilltar Ushtarak i Presidentes së Kosovës

Sefer Isufi është emëruar Këshilltar Ushtarak i Presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Isufi përmes një postimi në facebook, ku ka njoftuar se emërimi është bërë me vendim të Presidentes.

Isufi ka shprehur nderimin për besimin e dhënë, duke theksuar se do të vazhdojë të shërbejë me përkushtim ndaj detyrës, Kushtetutës dhe interesave strategjike të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit.

Lexo më shumë  Të rinjtë mblidhen para Kryeministrisë, të shtunën protestë kombetare

“Jam thellësisht i nderuar për besimin e dhënë për të vazhduar me përkushtim të plotë ndaj detyrës, Kushtetutës, si dhe interesave strategjike të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit”, ka shkruar Isufi.

Rruga Press

YouTube player