KryesoreLajme

Protesta në Tiranë/ Blindohet kryeministria, mbi 2 mijë efektivë në terren, dronë dhe agjentë civilë

 Sot në Tiranë është paralajmëruar protesta kombëtare kundër qeverisë Rama. Në kuadër të tubimit, mbi 2 mijë efektivë të Policisë së Shtetit janë në terren. Forcat e policisë janë dislokuar në pjesën e pasme të godinës, ndërsa në gatishmëri janë edhe autobotët me ujë me presion dhe efektivët e ndërhyrjes së shpejtë me pajisje speciale.

Lexo më shumë  Nga veriu në jug, 34% e bashkive të vendit do të çojnë mbetjet në Shkodër

Për masat e sigurisë janë angazhuar edhe forcat Shqiponja, FNSH, efektivë të komisariateve të kryeqytetit, agjentë civilë dhe dronë për monitorimin e tubimit. Po ashtu, për monitorimin e protestuesve do të përdoren dronë dhe kamera sigurie me rezolucion të lartë, me qëllim identifikimin e personave.

Në mbështetje të revoltës studentore, është bërë thirrje edhe nga demokratët për protestë. Më herët kreu i PD Sali Berisha, ka deklaruar se opozita do të vijojë të mbështesë protestën e të rinjve.

Lexo më shumë  Konjufca: Diaspora në Gjermani, urë për investime dhe bashkëpunim
YouTube player