Bota

SHBA miraton paketën e ndihmës marramendëse për Ukrainën

Kongresi amerikan ka miratuar një paketë ndihme prej 45 miliardë dollarësh për Ukrainën.

Kjo vjen pasi presidenti, Volodymyr Zelensky paralajmëroi qytetarët se Rusia mund të nis sulme gjatë Krishtlindjeve.

Dhe kjo ndodhi në orët e para të ditës së sotme kur sulmet ajror ruse në Kherson lanë të vdekur të paktën shtatë persona.

Ai u ka kërkuar atyre që të marrin parasysh alarmet e sulmeve ajrore, raporton skynews.

Lexo më shumë  Ukrainasit nisin 100 mijë dronë drejt trupave ruse: “Po na djegin, ju lutem na ndihmoni”

Ndryshe, Dhoma e Përfaqësuesve miratoi projekt-ligjin e buxhetit që kap shifrat prej 1.66 trilion dollarësh, i cili siguron fonde rekord për sektorin ushtarak dhe lejon të dërgohen ndihma urgjente në Ukrainë, disa orë përpara afatit të mesnatës.

Kujtojmë se SHBA-të u kanë premtuar ndihmë ushtarake të vazhdueshme ukrainasve dhe së fundi kanë përfshirë edhe dërgimin e sistemit raketor Patritot.

Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme materiale.

Lexo më shumë  Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *